By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita i kërkon VV-së ta ketë prioritet interesin e shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Opozita i kërkon VV-së ta ketë prioritet interesin e shtetit
Maqedoni

Opozita i kërkon VV-së ta ketë prioritet interesin e shtetit

admin
Last updated: 15/07/2025 19:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu, ka thënë se pas 47 dështimesh të konstituimit të Kuvendit ka dalë në pah se Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesja.

Pas mbylljes së seancës së Kuvendit, Salihu ka shtuar se Kuvendi është shndërruar në zyrë private të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“A është ky Kuvendi i Republikës së Kosovës apo zyra private e Albin Kurtit. Deputetët janë përfaqësues të popullit jo vegla të një njeriu që nuk njeh rregullore e as përgjegjësi… Ka vetëm propagandë, ka vetëm zbrazje të vendit. Qindra mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën kohëve të fundit. Nuk kanë pasur kohë të merren me rininë sepse kanë qenë të zënë duke shkelur Kushtetutën. Problemi nuk është konstituimi, problemi është synimi për ta shkatërruar gjithë sistemin. Po kërkohet votim i fshehtë që askush të mos e kuptojë se ndihma po vjen nga Lista Serbe”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka kërkuar nga liderët politikë të demonstrojnë pjekuri politike dhe vullnet për të bërë kompromise në interes të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

Sipas tij, nuk duhet treguar të rrezikshëm ndaj njeri-tjetrit, por unikë kundër atyre që nuk e duan Kosovën stabile dhe në paqe.

“Vendosja e interesit shtetëror mbi atë partiak për LDK-në çdo herë ka qenë referencë kyç e në veçanti kur jemi para vështirësive të ndryshme, para rreziqeve në ngritje. Ne sot po përballemi me rreziqe nga jashtë, po ashtu edhe të brendshme. Kërcënimi kryesor dhe i drejtpërdrejt vjen nga Serbia. Prapa i qëndron Rusia me aleatë. Në Kosovë gjenerohen probleme socio-ekonomike. Rritja e çmimeve të mallrave, kriza energjetike, kriza ekonomike dhe papunësia e lartë, krimi dhe korrupsioni. Në këtë gjendje nuk ka kuptim të bëhemi të rrezikshëm për njëri-tjetrin, duhet të jemi unikë si kurrë më parë dhe të rrezikshëm vetëm për ata që nuk e duan Kosovën stabile, të zhvilluar e në paqe”, është shprehur ai.

Teksa deputetja e partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka përmendur rastin e Astrit Deharit, duke e akuzuar qeverinë në detyrë se i kanë zhdukur mostrat e këtij rasti vetëm për të mos u zbardhur.

“Isha dje në QKUK dhe e pashë fotografinë e Astrit Deharit me atë shprehjen e famshme “duam drejtësi për Astrit Deharin”. Ndjeva keqardhje, tash ky nomadi me partinë e vet, që nuk ka as shtëpi, por as pasuri siç e deklaron, ka ardhur në pushtet me kauza, duke mos kursyer as jetët e njerëzve, as të Astrit Deharit, dhe tash shihni kaluan gjashtë vjet të qeverisjes Kurti qe nuk ka drejtësi për Astrit Deharin. A kërkuan drejtësi as nuk e zbardhen rastin, por edhe i dogjën mostrat e rastit të Astrit Deharit e Institutin e Mjekësisë Ligjore për të mos u zbardhur rasti i Deharit. Kjo është qeveria Kurti që po udhëhiqet nga një nomad që e ka emrin Albin Kurti”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Me infeksion të rëndë lëkure, Ilir Beqaj prej tre ditësh në spital
Next Article Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?