By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita shqiptare kërkon Mitreski sa më parë të thërrasë mbledhje plenare për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Opozita shqiptare kërkon Mitreski sa më parë të thërrasë mbledhje plenare për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ
Maqedoni

Opozita shqiptare kërkon Mitreski sa më parë të thërrasë mbledhje plenare për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ

admin
Last updated: 15/02/2024 17:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja evropiane për ndryshim (LEN) sot kërkoi që kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sa më aprë të thërrasë mbledhje plenare për zgjehdje të anëtarit të ri të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjene  sotme me 10 vota “për”, asnjë “i përmbajtur”, dhanë mbështetje që Abdush Demiri, i cili është propozim i koalicionit opozitar shqiptar LEN të jetë anëtar i ri i Komisionit shtetëror zgjedhor.

Deputetja e koalicionit opozitar shqiptar, Safije Sadiki Shaini në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga të gjithë grupet e deputetëve ta mbështesin kandidatin e tyre për anëtar të KSHZ-së.

“Për momentin, pozita ka katër anëtarë në KSHZ, opozita maqedonase ka dy anëtarë, përderisa vendi i zbrazët në KSHZ, në pajtim me ligjin për Kodin zgjedhor neni 2 paragrafi 9 dhe 10 u takon partive të cilët dolën në zgjedhjet e fundit. Përfundimisht, vijmë deri te ky moment kur zbatohet ligji dhe vendi i zbarzur në KSHZ plotësohet me anëtar të opozitës shqiptare. Për ne dhe për qytetarët është shumë me rëndësi të kompletohet KSHZ dhe në raport me këtë të kemi zgjedhje të drejta dhe demorkatike. Kërkojmë nga kryetari i Kuvendit sa më parë të thërrasë mbledhje plenare dhe ta vendosë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së si pikë në rendin e ditës”, tha Shaini.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kanë siguruar shumicë prej dy të tretave sa nevojiten për t’u votuar kandidati i tyre, Shaini theksoi se nuk duhet të sillet në pikëpyetje votimi rreth kësaj pike. Potencoi se ata çdoherë kanë votuar për anëtarët e partive të tjera dhe theksoi se edhe tani ashtu duhet të veprojnë partitë e tjera ndaj kandidatit të tyre.

“Ne as që duhet ta mendojmë atë, as të sillet në pikëpyetje votimi i kësaj pike. Kjo pikë duhet të votohet. KSHZ çdoherë duhet të kompletohet dhe të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike. Parimi çdoherë ishte i tillë, që për kandidat të çdo partie LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, të gjithë ne kemi votuar për anëtarët e tyre. Tani edhe për nes duhet të jetë ashtu”, tha ajo.

Siç informuan nga Kabienti i kryetarit të Kuvendit, pritet në koordinim të rregullt të së hënës me koordinuesit e grupeve të deputetëve të dakordohet se në cilën mbledhje do të vendoset kjo pikë.

Për zgjedhje të Abdush Demirit për anëtar të ri të KSHZ-së nevojiten të votojnë së paku 80 deputetë, përkatësosht nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Në “garën” për anëtar të KSHZ-së ishte edhe kandidati Zulfi Adili i propozuar nga Partia demorkatike evropiane e Arianit Hoxhës, i cili dje u tërhoq për shkak të emërimit të tij për drejtor të Agjencisë për investime të huaja.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë një vend në KSHZ mbeti i zbrazur. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Demiri: Kërkoj nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre
Next Article Ekonomia britanike zyrtarisht bie në recension

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?