By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OSBE/ODIHR hapi misionin vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, janë angazhuar 320 vëzhgues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > OSBE/ODIHR hapi misionin vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, janë angazhuar 320 vëzhgues
Maqedoni

OSBE/ODIHR hapi misionin vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, janë angazhuar 320 vëzhgues

admin
Last updated: 21/03/2024 15:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Zyra e OSBE-së për instituticione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) sot hapi misionin vëzhgues në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 24 prill dhe zgjedhjet parlamentare të caktuara më 8 maj, që zbatohet me ftesë të autoriteteve në vend. 

Shefja e misionit, ambasadorja e Kanadasë, Xhilian Stark në konferencën e sotme për media në Shkup theksoi se këto janë zgjedhjet e 22-ta në Maqedoninë e Veriut të cilat i vëzhgon ODIHR. Zgjedhjet e fundit të cilat i vëzhguan ishin zgjedhjet lokale në vitin 2021. 

“ODIHR punon në përputhje me metodologjinë institucionale për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe bazohemi në fakte. Në kuadër të misionit do të bëhet vlerësim nëse zgjedhjet janë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrime të tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin kombëtar. Kemi ekip kyç prej 12 ekspertëve ndërkombëtarë në Shkup nga 12 vende pjesëmarrëse në OSBE. Bëhet fjalë për grup shumë të larmishëm. Do të jemi në vend edhe për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të largohemi më 19 maj”, tha ambasadorja Stark. 

Përveç ekipit kryesor, do të ketë grup të vëzhguesve afatgjatë, gjithsej 20 persona të cilët do të shpërndahen në vend në ekipe nga dy edhe atë në Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë, Koçan, Kumanovë dhe Shtip, ndërsa dy ekipe do të ketë në Shkup. 

“Ne gjithashtu kërkuam edhe 300 vëzhgues në afat të shkurtë të cilët duhet të mbërrijnë para zgjedhjeve. Disa ditë para zgjedhjeve do të shkojnë në vendet e votimit, do t’i vëzhgojnë votuesit dhe procesin e numërimit të votave dhe grumbullimit të rezultateve. Ata do të vijnë pak para zgjedhjeve, 24 prill dhe 8 maj”, shtoi ambasadorja Stark.

Në pyetjen e gazetarëve nëse shumë vonë ishin miratuar rekomandimet e OSBE/ODIHR që kanë të bëjnë me disa nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke pasur parasysh se ato ishin miratuar para vetëm dy javëve dhe nëse kanë kohë që të përgatiten institucionet, shefja e misionit vëzhgues thotë se ende janë në fazën e analizës. 

“Ne kemi pasur takim fillestar me KSHZ-në, por kjo është dita jonë e parë e punës si mision vëzhgues, prandaj po fillojmë me këto vlerësime. Jemi në dijeni të punës dhe rekomandimeve të mëparshme, por ende nuk kemi bërë një vlerësim të plotë. Jemi ende në fazën e analizës, por sigurisht kjo është një nga gjërat që do të analizohet në kuadër të misionit tonë monitorues, pra nëse janë marrë parasysh rekomandimet e mëparshme”, tha ambasadorja Stark.

Lidhur me atë nëse me të vërtetë është rritur numri i vëzhguesve dhe a kanë njohuri se priten konflikte, Stark theksoi se numri i vëzhguesve bazohet në rekomandimet e misionit për vlerësim të nevojave pas vizitës së realizuar në janar të këtij viti. 

“Ka dy lloje të zgjedhjeve të cilat ndodhin në ditë të njëjtë, prandaj nuk është e jashtëzakonshme të kemi numër të madh të vëzhguesve dhe kërkojmë numër të madh të vëzhguesve përgjatë dy llojeve të nevojave. Siç thashë, kjo bazohet në rekomandimet e misionit për vlerësim të nevojave”, thotë shefja e misionit vëzhgues, ambasadorja Stark.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkalla e aktivitetit të vitit të kaluar është 52,3, e punësimit 45,4, ndërsa e papunësisë 13,1
Next Article Paga mesatare neto në janar është 39.542 denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?