Shkup, 31 maj– Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s në Pragë është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Osmani thotë se me kryediplomatin amerikan kanë biseduar për vazhdimin e kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
