By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani i kundërpërgjigjet propagandës së VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Osmani i kundërpërgjigjet propagandës së VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin
Kosovë

Osmani i kundërpërgjigjet propagandës së VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin

admin
Last updated: 14/05/2026 09:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Të mërkurën në mbrëmje gjatë bisedave sy më sy me qytetarë përmes platformës “HAJDE FOLIM”, ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha një nga deklaratat më të forta dhe më të drejtpërdrejta kundër propagandës politike që po qarkullon ndaj saj rreth një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues amerikan në Nju Jork.

Përballë një pyetjeje të një qytetari, Osmani zgjodhi të mos heshtë. Me ton të vendosur, ajo demaskoi publikisht secilin pretendim dhe i quajti “gënjeshtra të fabrikuara nga manipulues profesionistë”, duke mbrojtur jo vetëm integritetin e saj politik, por edhe dinjitetin e shtetit të Kosovës.

“Ne e kemi vetëm të vërtetën në anën tonë”, deklaroi Osmani, duke iu referuar sulmeve që e kanë quajtur “tradhtare” për pjesëmarrjen e saj në një takim të organizuar nga zyrtarë të lartë amerikanë me liderët e Ballkanit Perëndimor për promovimin e potencialit investues të rajonit.

Osmani hodhi poshtë një nga një pretendimet që po qarkullojnë në publik.

Sipas saj, pretendimi se takimi ishte mbajtur fshehtë është plotësisht i pavërtetë, pasi aktiviteti ishte publikuar në Përmbledhjen e Presidencës zyrtarisht që në shtator, në kohën kur kishte ndodhur.

Ajo mohoi gjithashtu akuzat se ambasadori i Kosovës në SHBA nuk kishte qenë prezent, duke theksuar se ambasadori Ilir Dugolli dhe kabineti presidencial kishin marrë pjesë dhe kishin ndjekur të gjithë prezantimin për potencialin ekonomik të Kosovës.

Por reagimi më i fortë erdhi ndaj pretendimeve se takimi ishte organizuar nga një gazetar në Kosovë.

“Takimi ishte organizuar si tryezë SHBA–Ballkani Perëndimor dhe ishte ftuar nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Scott Bessent, dhe ambasadori për misione të posaçme i Presidentit amerikan, Richard Grenell”, sqaroi Osmani, duke ironizuar propagandën që sipas saj po tenton të deformojë realitetin, shkruan klankosova.

Osmani rikujtoi se në atë forum morën pjesë liderë rajonalë të nivelit të lartë, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ministra dhe përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit.

Në përgjigjen e saj, Osmani ngriti edhe pyetjen që po dominon debatin publik: pse po sulmohet një takim zyrtar, publik dhe ndërkombëtar, ndërkohë që askush nuk jep përgjigje për takimet e mbyllura “me orë të tëra” me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak?

“Aty nuk kishte dëshmitarë dhe as transkripte”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se transparenca duhet të vlejë për të gjithë.

Në një deklaratë që pritet të rezonojë fuqishëm te qytetarët, Osmani kujtoi se ka përfaqësuar Kosovën në dhjetëra forume ndërkombëtare gjithmonë përballë në ballafaqim me armiqtë që kanë tentuar të mohojnë shtetësinë dhe të vërtetën e Kosovës.

“Kam mbrojtur Kosovën fort, me argumente, me dinjitet dhe pa u përkulur para askujt”, deklaroi ajo.

Mesazhi i saj përfundimtar ishte po aq politik sa edhe emocional: sipas Osmanit, sulmet nuk vijnë sepse Kosova është dobësuar e përfaqësuar keq, por pikërisht sepse është mbrojtur fort.

“Nëse ata kanë propagandën, ne kemi të vërtetën”, ishte fjalia që mbylli një nga reagimet më të forta politike të muajve të fundit me një mesazh që synon të mobilizojë qytetarët përballë manipulimit propagandues e denigrues dhe të rikthejë fokusin tek interesat shtetërore të Kosovës.

You Might Also Like

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë

Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin

Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik

LDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 27 vjet nga masakra e Qyshkut, ku u vranë 44 civilë shqiptarë
Next Article Probleme me rrymën në Trepçë, 18 minatorë ende të ngujuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?