By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët
Kosovë

Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët

admin
Last updated: 28/11/2026 13:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Ish-presidentja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si “mashtrim të madh për qytetarët” iniciativën ligjore që synonte ndryshimin e mandatit të Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo nuk prodhon asnjë efekt juridik, ndërsa i shkakton dëme Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Osmani ka thënë se me këtë iniciativë janë keqpërdorur ndjenjat e qytetarëve, të cilët, sipas saj, ishin të shqetësuar për të vërtetën historike të Kosovës dhe narrativat e Serbisë.

“Më duhet të them me keqardhje jashtëzakonisht të madhe që ky ligj, vetë iniciativa për këtë ligj, i cili në esencë kishte për qëllim ta ndryshonte mandatin e Gjykatës Speciale, në vetvete është mashtrim i madh për qytetarët”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, iniciativa jo vetëm që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës, por njëkohësisht rrezikon të dëmtojë pozitën ndërkombëtare të vendit.

Ajo ka theksuar se Kosova, përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të vitit 2014, ka marrë obligime lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale, të cilat nuk mund të ndryshohen vetëm përmes një vendimi të Kuvendit.

Sipas saj, për çdo ndryshim të mandatit kërkohet konsultim me Bashkimin Evropian.

“Lëre që s’është në përputhje me Kushtetutën dhe me obligimet ndërkombëtare që Kosova i ka marrë në vitin 2014, por në të njëjtën kohë i krijon një dëm jashtëzakonisht të madh Kosovës ndërkombëtarisht, përderisa efektin juridik e ka zero”, është shprehur presidentja.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse zbutësi i rrobave po i dëmton peshqirët dhe si t’i riktheni butësinë e tyre
Next Article Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?