Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një diskutim në Universitetin Juridik në Berlin, ka rikthyer momentet kur ishe refugjate lufte, e ku thekson se liria fitohet nga populli që refuzon ta dorëzojë dinjitetin, raporton Ekonomia Online.
“Zonja dhe zotërinj unë vi nga Kosova republika me e re evropiane, vendi ku beteja për lirinë bart peshën e shekujve. Ju flas jo vetëm si presidente e shtetit tim. Por edhe si ish refugjate e fëmijë lufte që ka shkuar në shkollë në podrume shtëpish dhe përjashtim të mësuesve që flisni në gjuhën e vet anëtare dhe kam mësuar se edhe një fletore e vetme mund të tetë shpallje e të drejtës. Flas si dikush që e di se demokracia nuk është thjesht një teori që jeton vetëm në libra. Është praktikë që jeton në njerëz. Në fëmijërinë time ka qenë një mësim që e kemi marrë të gjithë. Liria nuk merret me një nënshkrim. Liria fitohet nga populli që refuzon ta dorëzojë dinjitetin e vet, popullin që është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për të arritur lirinë, dhe popull që kur ngritët me shpresë e vendosmëri nuk ka forcë në këtë botë që mund ta ndalojë triumfin e tij. Rrugëtimi i Kosovës nga shtypja në pavarësi ka filluar me guximin, me një rezistencë fillestare paqësore me një vullnet të qartë kolektiv për të jetuar në lirë”, tha ajo.
