By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani ka biseduar me Senatorin i cili ia propozoi Rezolutën për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani ka biseduar me Senatorin i cili ia propozoi Rezolutën për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Maqedoni

Osmani ka biseduar me Senatorin i cili ia propozoi Rezolutën për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE

admin
Last updated: 19/03/2024 18:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Rezoluta në Senatin e ShBA-së është edhe një konfirmim se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk ka alternativë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot zhvilloi bisedë telefonike me senatorin amerikan, Peter Welch.

Gjatë bisedës, Ministri Osmani e falënderoi senatorin Welch për dorëzimin e Rezolutës në Senatin e ShBA-së për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Njëherit, theksoi se Rezoluta, e cila mbështetet nga senatorët e Partisë Demokratike dhe Republikane, nga njëra anë paraqet konfirmim shtesë se procesi ynë i integrimit evropian nuk ka alternativë, por në të njëjtën kohë është edhe inkurajim për Unionin se duhet të përshpejtohet rruga jonë drejt anëtarësimit të plotë.​

“Rezoluta është edhe një demonstrim i mbështetjes së fuqishme të SHBA-së për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe dëshmi e aleancës së fortë mes dy vendeve në përmbushjen e qëllimit të përbashkët strategjik – anëtarësimit tonë në BE. Ajo është në linjë edhe me angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në, të cilin e kemi lançuar me Sekretarin e Shtetit, Blinken në qershor të vitit 2022”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit, duke iu referuar tekstit të rezolutës, përshëndetën progresin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Agjendës së Reformave, mbështetjen për Ukrainën, si dhe partneritetin afatgjatë strategjik dhe aleancën në NATO ndërmjet dy vendeve. Po ashtu u theksua edhe lidershipi i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin e kaluar dhe konkretisht vizita e fundit e Sekretarit të Shtetit, Blinken, në vend dhe takimi me Ministrin, Osmani.

Rezoluta për mbështetjen e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian sponsorizohet nga Senatori Demokrat i Vermontit, Peter Welch, Senatori Demokrat i New Hampshire, Jeanne Shaheen dhe Senatorët Republikanë të Nebraskës dhe Karolinës së Veriut, Pete Ricketts dhe Tom Tillis.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Incidenti me gazetaren, Rama: Nuk kam asnjë falje për të kërkuar
Next Article Aksidentohet i mituri nga Tetova, me veturën Smart “fluturon” nga rruga

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?