By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Krahas konsensusit shtetëror për BE-në, nevojitet edhe konsensus ekonomik shtetëror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Krahas konsensusit shtetëror për BE-në, nevojitet edhe konsensus ekonomik shtetëror
Maqedoni

Osmani: Krahas konsensusit shtetëror për BE-në, nevojitet edhe konsensus ekonomik shtetëror

admin
Last updated: 19/04/2024 13:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, me plan konkret veprimi për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes arritjes së konsensusit nacional dhe formimit të Këshillit nacional. Në vazhdën e takimeve me aktorë të ndryshëm të shtetit, Osmani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Unë si President i shtetit do të propozoj krijimin e një Këshilli nacional për rritje ekonomike, i cili do të kryesohet nga presidenti si krijues i konsensusit shtetëror dhe në të cilin do të marrin pjesë partitë më të mëdha politike nga të dyja bashkësitë etnike, si dhe përfaqësues të komuniteteve nën 20%, rregullatorët, komuniteti i biznesit, sindikatat, Organizata e Konsumatorëve, Akademia, organizatat joqeveritare dhe grupet e tjera të interesit, si një lloj bordi drejtues shtetëror, me qëllim arritjen e një konsensusi shtetëror në lidhje me parametrat dhe rregulloret kyçe për një zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm”, Osmani prezantoi një pjesë të vizionit të tij për vendin.

“Ky bord apo ky këshill nacional do të ketë pesë grupe pune: një për administratë efikase, institucione efikase dhe administratë profesionale, i dyti për financa të qëndrueshme, grupi i tretë i punës për digjitalizimin, i katërti për kapitalin njerëzor dhe i pesti për infrastrukturën. Në secilin nga grupet punuese, përveç ekspertëve nga palët e interesuara që përmenda, do të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe do të ketë përfaqësues tanë nga diaspora, të cilët janë të integruar në shoqëritë e tyre për të transferuar përvojat e tyre. Këto grupe pune do të propozojnë politika, ligje, rregullore, parametra këtij Këshilli nacional, këtij Këshilli shtetëror për arritjen e konsensusit shtetëror, i cili do t’i miratojë ato. Pres që propozimi i parë të bëhet brenda gjashtë muajve të parë. Pastaj partitë politike do t’i kalojnë ato ligje dhe ato rregullore, pa debat. Qeveria bashkë me opozitën do t’i zbatojë dhe monitorojë”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, ekonomia jonë është viktimë e krizave të vazhdueshme ciklike politike dhe me negociatat me Bashkimin Europian, vendi, përveç konsensusit shtetëror për BE-në, duhet të ketë edhe konsensus shtetëror ekonomik në parametra të përgjithshëm.

“Nëse grupi për financa të qëndrueshme do të propozojë që deficiti të mos jetë më shumë se 3% dhe kjo do të miratohet nga ky bord, që do të thotë nga pozicioni i opozitës dhe palëve të interesuara, atëherë të gjithë duhet ta respektojnë dhe ta zbatojnë atë, pa debat. Nëse borxhi i jashtëm nuk duhet të jetë mbi 60%, të gjithë palët e interesuara do ta respektojnë atë. Ashtu si rregulloret dhe direktivat e BE-së, ato janë të fiksuara, nuk negociohen, por vetëm zbatohen. Prandaj mendoj se kjo do të jetë një cilësi e re në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar”, përfundoi Osmani.

Përmes programit zgjedhor, Dekalogu i Presidentit Europian, Osmani parasheh pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Presidentit në pesë iniciativa të politikës së jashtme, në të cilat së bashku me komunitetin e biznesit do të prezantojë potencialin ekonomik të shtetit jashtë vendit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bojan Jovanovski – Boki 13 kërkoi përsëritje të procedurës penale për “Reket”
Next Article VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-Tetovë ushtron dhunë dhe trysni në zonën e 6-të zgjedhore (VIDEO)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?