By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani në UT ligjëroi për integrimin në Bashkimin Evropian dhe ikjen e të rinjve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani në UT ligjëroi për integrimin në Bashkimin Evropian dhe ikjen e të rinjve
Maqedoni

Osmani në UT ligjëroi për integrimin në Bashkimin Evropian dhe ikjen e të rinjve

admin
Last updated: 14/03/2024 15:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 14 mars – Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot mbajti ligjëratë me temë: “Integrimi në Bashkimin Evropian dhe ikja e të rinjve”.

Sip thuhet nga Zyra për informim pranë UT-së, dekani i Fakultetit juridik, Prof. Dr. Safet Emruli i uroi mirëseardhje ministrit në emër të Universitetit, teksa më pas e prezantoi veprimtarinë e Osmani, duke theksuar se ka qenë bartës i funksioneve të rëndësishme shoqërore-politike në RMV. Ai po ashtu theksoi se tema që ka zgjedhur ministri prek aktualitetin dhe duke e marrë parasysh përvojën e ministrit në sferën publike e politike, shumë qartë i trajton shkaqet dhe instrumentet që propozon për parandalimin e ikjes së të rinjve.

Në këtë ligjëratë, ministri Osmani theksoi se tema e sotme është shumë aktuale, si pjesë e agjendës së bashkëbisedimit me të rinjtë lidhur me çështjen e integrimit në Bashkimin Evropian dhe ikjen e të rinjve dhe si ata të bëhen pjesë aktive e procesit të integrimit, për shkak se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm obligim dhe përgjegjësi e Qeverisë, por duhet të jenë të përfshira të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Për ne, e vetmja mënyrë për të rritur cilësinë e jetës, për të rritur standardin e jetës, për t’i mbajtur njerëzit këtu, për t’i kthyer ata që kanë shkuar, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Çdo premtim tjetër, çdo politikë tjetër, qoftë edhe e përpunuar nga njerëz më të mençur në botë, nga kokat më të mençura të Harvardit ose të Oksfordit, nuk e shpëtojnë Maqedoninë e Veriut nga ikja e njerëzve ose nuk e përmirësojnë standardin jetësor. Ne nuk kemi alternativë tjetër. Po u vonua anëtarësimi, Maqedonia e Veriut, do të zbrazet, ashtu siç po zbrazen edhe vendet tjera të cilat aspirojnë për BE. Nëse ne i lëshojmë vendet tona, për 100 vite, këtu nuk do të jetojmë ne, do të jetojnë të tjerët. Këtu është e rëndësishme që e gjithë shoqëria të flasë me një zë, sa i takon kësaj çështjeje, sepse BE-ja nuk është më një ideologji politike, një vendim politik i një grupi të njerëzve të cilët ashtu e kanë vendosur. BE-ja është indi lidhës i narrativëve etnike dhe politike në një shoqëri multietnike”, tha Osmani.

Pas ligjëratës, studentët patën mundësi që t’i parashtrojnë pyetje te ndryshme ministrit, të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, duke filluar nga pengesat me të cilat ata ballafaqohen e deri te konkretizimi i tyre që edhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për një periudhë kohore sa më të afërt.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqiptohen 207 sanksione për vozitje të shpejtë
Next Article Kontigjenti i FSK-së do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?