Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Osmani ka shkruar se janë bërë 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid.
“8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi”, ka pohuar ajo.
Mes tjerash, ajo shtoi “Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë”.
