By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Plani i ri për zbatimin e marrëveshjes po hartohet në Bruksel, ai i Lajçakut e favorizonte Serbinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Plani i ri për zbatimin e marrëveshjes po hartohet në Bruksel, ai i Lajçakut e favorizonte Serbinë
Maqedoni

Osmani: Plani i ri për zbatimin e marrëveshjes po hartohet në Bruksel, ai i Lajçakut e favorizonte Serbinë

admin
Last updated: 18/03/2024 16:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se një plan i ri për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e nënshkruar para një viti, është duke u hartuar në Bruksel, e se atë paraprak ajo e ka kundërshtuar nën arysetimin se e favorizonte Serbinë. E para shtetit ka thënë se Serbia është fajtore për moszbatimin e marrëveshjes së Ohrit, duke e shkelur me dhjetëra herë atë, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se një plan për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të kësaj marrëveshjeje duhet të bëhet, ndërsa theksoi se është “tejet e qartë se cila është pala e cila po i shkelë marrëveshjet”.

Ajo ka shtuar se si presidente ka qenë kundër planit të mëhershem të propozuar nga ndërmjetësit, pasi në atë plan është paraparë që shumica e përfitimeve të Serbisë të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë krejt në fund.

“Mendoj që mjafton që të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në terren për të ardhur në një përfundim komplet objektiv. Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje e cila qartë i kërkon që të mos shkelë integritetin e Kosovës, ta njohë barazinë e palëve, të mos votojë kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare e që të mos përdorë dhunë në relacionet ndërshtetërore. Serbia nuk e ka zbatuar më shumë se gjysmën e marrëveshjeve që janë nënshkruar në këtë 12 vjeçarin e më shumë atë të dialogut Kosovës-Serbi”, ka thënë Osmani gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit.

“Mendoj që është e qartë se cila është pala e cila po i shkelë marrëveshjet. Ajo që do të duhej të ndodhte ne këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur, që do ta lehtësonte zbatimin e plotë të pakushtëzuar dhe të menjëhershme të kësaj marrëveshje të tërë, është mungesa e një plani të zbatimit i cili ende është duke u hartuar në Bruksel. Për të nuk ka pasur pajtim të plotë, unë si presidente kam qenë kundër një plani që u pat propozuar nga ndërmjetësit sepse ka paraparë që shumica e përfitimeve që i ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë krejt në fund”, u shpreh Osmani.

“Kërkoj që të ketë trajtim të barabartë të palëve, që plani sekuencimit të zbatimit të ketë parasysh si Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë në mënyra paralele te menjëhershme”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Romeo zbulon emrin e ish të dashurës së tij dhe arsyen pse u ndanë
Next Article Hapet zyrtarisht Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias, Çeku e konsideron të rëndësishëm për diplomacinë kulturore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?