By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OVL-UÇK: Ajo që ndodhi në Skenderaj ishte skenar i porositur nga Kurti dhe banda e tij, diktatura mori fund në qershor me ’99
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > OVL-UÇK: Ajo që ndodhi në Skenderaj ishte skenar i porositur nga Kurti dhe banda e tij, diktatura mori fund në qershor me ’99
Kosovë

OVL-UÇK: Ajo që ndodhi në Skenderaj ishte skenar i porositur nga Kurti dhe banda e tij, diktatura mori fund në qershor me ’99

admin
Last updated: 15/05/2026 14:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur një takim urgjent ku, sipas tyre, aty u diskutua për “përkeqësimin e klimës së sigurisë” pas angazhimit të njësive speciale në një incident që e cilësuan si “zënkë të zakonshme e pa pasoja të rënda”.

OVL-UÇK tha se strukturat e sigurisë së Kosovës “ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës”.

Ata u bënë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që “të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albini Kurti dhe banda e tij”.

“Të jemi të qartë. Strukturat e sigurisë së Republikës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës. Me këtë rast u drejtohemi pjesëtarëve të Policisë të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenareve të porositura nga Albini Kurti dhe banda e tij”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “nëse uniforma e Kosovës kthehet në instrument për të vendosur tiraninë e regjimit, atëherë përpos urdhërdhënësve, përgjegjësia bëhet edhe personale”.

OVL-UÇK deklaroi gjithashtu se “në mbrojtje të lirisë, demokracisë e rendit kushtetues, me çdo mjet do të pengojmë secilin individ apo organizim politik që tenton të vendos diktaturën”.

Organizata theksoi se “diktatura mori fund në qershor të vitit 1999” dhe shtoi se janë “të gatshëm gjithmonë të sakrifikohen në mbrojtje të lirisë dhe shtetit”.

“Kushdo që tenton ta vë këtë realitet në provë, le të urdhërojë. Këtu jemi. Të gatshëm gjithmonë të sakrifikohemi në mbrojtje të lirisë dhe shtetit që ka në themele mundin e luftëtarëve e gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së”.

You Might Also Like

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet

Vdes Alush Gashi, politikani i shquar kosovar

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Reagon Gashi: Kosova fiton vetëm atëherë kur politika sillet si shtet, e jo si turmë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagon Gashi: Kosova fiton vetëm atëherë kur politika sillet si shtet, e jo si turmë
Next Article LSDM përsëri kërkon nga qeveria ta thyejë heshtjen për Gruevskin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?