By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pa kolapsin e Rusisë, Putini nuk do ta përfundojë luftën në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pa kolapsin e Rusisë, Putini nuk do ta përfundojë luftën në Ukrainë
Bota

Pa kolapsin e Rusisë, Putini nuk do ta përfundojë luftën në Ukrainë

admin
Last updated: 22/11/2024 15:49
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Nga: Samuel Ramani / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur në heshtje gatishmërinë për të diskutuar me presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, një marrëveshje armëpushimi për Ukrainën. Pozicioni i supozuar i Putinit u zbulua për agjencinë Reuters nga pesë burime të brendshme të Kremlinit dhe i dha një shtysë planeve të Trumpit për të ngrirë luftën në Ukrainë në fillim të presidencës së tij.

Këto janë shenja premtuese për agjendën e Trumpit, por a është Rusia e gatshme të negociojë? Retorika e Kremlinit sugjeron se përgjigjja për këtë pyetje është një “jo” e theksuar. Të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Putini “e ka thënë në mënyrë të përsëritur se çdo opsion për ngrirjen e konfliktit nuk funksionon për ne”.

Rusia gjithashtu hodhi poshtë planin e paqes të propozuar nga Turqia për Ukrainën. Ky propozim përfshinte ngrirjen e vijave aktuale të betejës, mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO për të paktën dhjetë vjet dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare në një vijë kufitare të çmilitarizuar në Ukrainën lindore. Këto kushte janë të ngjashme me planin e paqes që Trumpi pritet t’ia paraqesë Putinit.

Përveç nëse ShBA-ja pranon vizionin maksimalist të Putinit, që përfshin pushtimin e zonave të kontrolluara nga Ukraina në Zaporizhia, Herson dhe Donjeck, si dhe përjashtimin përfundimtar të Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, gjasat që Rusia të ndryshojë qasjen e saj afatshkurtër për negociata janë të pakta.

Po aq e pamundur është që Trumpi të pranojë kërkesat ekstreme të Putinit. Edhe planet e paqes të propozuara nga Kina dhe Brazili, që janë më të favorshme ndaj Rusisë, nuk shkojnë përtej ngrirjes së konfliktit në kufijtë aktualë. Braktisja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, nën presionin rus, do të dëmtonte seriozisht besueshmërinë afatgjatë të aleancës.

Ndërkohë që Rusia ka pak gjasa të negociojë me mirëbesim, ajo ende sheh një vlerë taktike në diplomaci. Siç ndodhi kur aeroplanët luftarakë rusë dhe mercenarët e Grupit “Wagner” ndihmuan presidentin sirian Bashar al-Assad të rimerrte Alepon me forcë, Rusia mori pjesë aktivisht në Procesin e Paqes të Astanës. Ndërsa forcat ruse kryen masakrën e Buçës, diplomatët kryesorë të Putinit luanin me idenë e përfundimit të luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve të Stambollit në mars të vitit 2022.

Telefonata e Putinit me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe gatishmëria për të diskutuar armëpushimin me Trumpin janë shenjat e fundit të kësaj loje. Për Kremlinin, diplomacia është një mjet për luftë psikologjike dhe një taktikë vonese që lehtëson përparimet ushtarake.

Kur të fillojnë negociatat, Rusia pothuajse me siguri do të përmend si pengesë përdorimin e raketave të gjata ATACMS nga Ukraina në territorin e saj dhe okupimin e Kurskut. Rusia dëshiron që Ukraina të bëjë lëshime të njëanshme në të dy këto fronte.

Për të ndaluar sulmet e Ukrainës me ATACMS, Rusia mund të shfrytëzojë sedrën e Trumpit dhe rrethit të tij të ngushtë. Ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz, ka theksuar rreziqet e përshkallëzimit që lidhen me përdorimin e raketave ATACMS nga Ukraina dhe Trumpi paralajmëron rregullisht për Luftën e Tretë Botërore, Rusia do të rrisë tensionet me kërcënime bërthamore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Komentatorët e njohur rusë, si ish-këshilltari i Kremlinit, Sergey Markov, pohojnë se Bideni e miratoi përdorimin e raketave ATACMS nga Ukraina për të sabotuar presidencën e Trumpit. Diplomatët rusë do ta përdorin këtë narrativë në negociata për të përforcuar mosbesimin e presidentit të zgjedhur ndaj establishmentit të politikës së jashtme të ShBA-së.

Në lidhje me Kurskun, Rusia do ta ketë më të vështirë të arrijë rezultatin e preferuar. Ukraina është e vendosur të mbajë territoret në Kursk, pasi synon një marrëveshje të shkëmbimit të territoreve për pjesët e Harkivit të pushtuara nga Rusia ose për centralin bërthamor të Zaporizhias. Rusia, me gjasë, do të vazhdojë luftën e zgjatur në Kursk derisa negociatat zhvillohen.

Edhe nëse këto çështje zgjidhen, obstruksionizmi rus ka të ngjarë të vazhdojë. Putini e sheh vazhdimin e luftës si të domosdoshëm për stabilitetin e regjimit të tij. Bumi ushtarako-industrial vazhdon të parandalojë trazirat socio-ekonomike. Të udhëhequr nga filozofi fashist Alexander Dugin, shumë ultranacionalistë rusë e konsiderojnë si akt naiv të tradhtisë miratimin e Marrëveshjeve Minsk II në vitin 2015.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Duke autorizuar një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Putini bëri një marrëveshje fatale me ultranacionalistët rusë. Rebelimi i Grupit “Wagner” në qershor të vitit 2023 nënvizoi kërcënimin nga pakënaqësia e tyre, dhe Putini e sheh vazhdimin e luftës si mënyrën ideale për të qetësuar këtë fraksion të militarizuar.

Mënyra më efektive për të ndryshuar llogaritë e Putinit është që të rritet kostoja e agresionit rus. Sanksionet më të ashpra mund të shpërthejnë përfundimisht flluskën ekonomike të kohës së luftës të Rusisë dhe të degradojnë zinxhirët e saj të furnizimit ushtarak. Sulmet me rreze të gjatë nga Ukraina mund të ndërpresin prodhimin energjetik rus dhe të pengojnë hyrjen e më shumë forcave koreano-veriore në vijat e frontit. Duke u përballur me një ekonomi në rënie dhe rezultate të dobëta në fushën e betejës, Putini mund të detyrohet të negociojë në mënyrë serioze.

Rusia është e vendosur të mbijetojë mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën dhe e sheh diplomacinë si një taktikë për ta arritur këtë qëllim. Kur të negociojë me Putinin, Trumpi duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë realitet.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takimi Murtezanit – Valtonen për thellimin e dialogut për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut
Next Article Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?