Shkup, 27 gusht – Pa ujë sot që nga ora 09:30 e sotme janë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën “Andreja Zograf” në Komunën Gjorçe Petrov.
Konsumatorët do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit.
