Shkup, 17 maj – Për shkak të riparimit të defekteve rrugore në lokacione të caktuara, sot dhe nesër nuk do të ketë ujë në fshatrat Studeniçan dhe Batincë, njofton NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.
Nga atje njoftojnë se ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një numri të madh të defekteve.