By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacientët e onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacientët e onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike
Maqedoni

Pacientët e onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike

admin
Last updated: 21/01/2025 11:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Pacientët në Klinikën për radioterapi dhe onkologji kanë mbetur pa terapi biologjike. Siç informojnë për MIA-n disa prej tyre, për momentin nuk ka terapi biologjike, përkatësisht nuk janë në qasje barnat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druajnë se se shpejti mund të mbarojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla), “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib”.

“Klinika e onkologjisë nuk është në gjendje t’i përgjigjet numrit në rritje të pacientëve me kancer metastatik dhe kjo është një nga arsyet pse ka ardhur deri te kjo mungesë. Arsyeja e dytë dhe ajo që ne pacientët e shohim si rezultat pozitiv, është se u zgjatet jeta pacientëve dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për këtë terapi. Edhe pse vitin e kaluar me aneks u miratuan mjete shtesë, duket se nuk ishin të mjaftueshme. Mungesë të terapisë ka nga dita e premte dhe onkologjia po përpiqet të marrë mjete shtesë për ta mbyllur këtë boshllëk ​​deri në miratimin e buxhetit të ri”, deklaroi për MIA-n Ana Marjanoviq, paciente dhe pjesë e Shoqatës “Hema-onko”.

Marjanoviq ka thënë për MIA-n se si paciente dhe si shoqatë insistojnë të ketë ndryshim të Listës pozitive.

“Nëse Fondi i Shëndetësisë dhe Ministria kanë mirëkuptim për urgjencën e këtij ndryshimi dhe gjejnë zgjidhje adekuate, në të ardhmen këto probleme të mungesës së terapisë që do të thotë jetë për shumë pacientë, nuk do të jenë objekt i diskutimit. Prandaj përsëri apelojmë deri te Ministria dhe Fondi i Shëndetësisë të gjendet zgjidhje e menjëhershme për pacientët që gjatë kësaj periudhe kanë mbetur pa terapi, por edhe të punohet në zgjidhjen që këto barna në të ardhmen të jenë në Listën pozitive”, ka thënë Marjanoviq për MIA-n.

MIA është drejtuar edhe deri te Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.

“Situata me qasjen ndaj terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative që realizohen konform buxhetit të vitit 2024. Ky buxhet është hartuar në vitin paraprak në bazë të vlerësimeve të asaj kohe dhe nuk ka pasqyruar plotësisht nevojat momentale të klinikës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh edhe rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve onkologjikë, si dhe kompleksiteti i proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë në furnizimin e barnave”, kanë thënë nga Klinika.

Lidhur me sfidat që kanë të bëjnë me procedurat e tenderit, siç informojnë, tashmë po merren masa për planifikim më të mirë të furnizimeve dhe thjeshtësimin e procedurave në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Qëllimi ynë është që të sigurojmë furnizim në kohë këtë lloj terapie për pacientët, besojmë se me këto masa do të tejkalohet mungesa momentale në një kohë sa më të shkurtër. Ndërkohë, pacientët janë duke u trajtuar me terapi që për momentin disponon Klinika konform rekomandimeve të specialistëve dhe protokollet e trajtimit mjekësor”, theksohet në përgjigjen e Klinikës në pyetjet e MIA-s.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vetë
Next Article Pogba konfirmon se ka refuzuar një ofertë nga Rusia – dëshiron Ligën e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?