By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacientët të cilët shkojnë në dializë në SPQ “8 Shtatori” reagojnë se kanë mbetur pa transport
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacientët të cilët shkojnë në dializë në SPQ “8 Shtatori” reagojnë se kanë mbetur pa transport
Maqedoni

Pacientët të cilët shkojnë në dializë në SPQ “8 Shtatori” reagojnë se kanë mbetur pa transport

admin
Last updated: 10/02/2025 17:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Pacientët që shkojnë për dializë në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, reagojnë se kanë mbetur pa transport pas përfundimit të kontratës me taksi-transportuesin. Ata duhet të marrin kompensim në para për transportin, por sipas Shoqatës së të sëmurëve në veshka “Nefron”, prej tetorit nuk u janë dhënë ato mjete financiare.

Dushko Gjorgiev nga Shoqata “Nefron” për MIA-n sqaron se deri në tetor një pjesë e pacientëve, kanë shfrytëzuar kanë transport të siguruar me taksi, ndërsa një pjesë kanë marrë kompensim nga Ministria e Financave në shumë prej dy apo katër biletave autobusi, në varësi se ku jetojnë. Në fund të tetorit ka skaduar marrëveshja me taksi transportin dhe për pacientët që e kanë shfrytëzuar, siç sqaron Gjorgiev, kanë të drejtë për kompensim për transport nga Ministria e Financave.

“Ata të cilët kanë përdorur taksi, tani duhet të marrin kompensim edhe nga Ministria e Financave, në varësi se ku jetojnë dhe nëse përdorin një apo dy autobusë”, sqaron Gjorgiev për MIA-n.

Ai nënvizoi se disa pacientë vijnë me automjetin e tyre, disa me autobusë, ndërsa disa i sjell familja. “Ka pacientë që nuk mund të përdorin transportin me autobus për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Disa prej tyre janë sjellë nga familja, 2-3 pacientë janë larguar nga kjo qendër për dializë dhe janë transferuar në qendra tjera ku ka transport të organizuar. Sipas njohurive tona, nuk ka perspektivë për kthimin e taksi transportit për pacientët me dializë që vijnë në këtë spital”, shton Gjorgiev.

Sipas pacientëve që shfrytëzojnë rimbursimin me para për transport, pagesa e këtyre mjeteve vonohet.

MIA ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e SPQ “8 Shtatori”, Sinisha Stojanoski se pse është marrë një vendim i tillë dhe nëse ka pasur reagime nga pacientët, por nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e lajmit.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa ishin të inkuadruar qytetarët e RMV-së në zgjedhjet në Kosovë?
Next Article Qeveria nesër pritet të bisedojë për çmimet e produkteve ushqimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?