By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacolli dhe Ahmeti dakordohen për bashkëpunim, synohet ndërtimi i një deponie moderne për rajonin e Prishtinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pacolli dhe Ahmeti dakordohen për bashkëpunim, synohet ndërtimi i një deponie moderne për rajonin e Prishtinës
Kosovë

Pacolli dhe Ahmeti dakordohen për bashkëpunim, synohet ndërtimi i një deponie moderne për rajonin e Prishtinës

admin
Last updated: 07/07/2026 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ku është diskutuar për zgjidhjen afatgjatë të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i parë, Avni Zogiani, u theksua rëndësia e krijimit të një infrastrukture moderne për trajtimin e mbeturinave dhe nevoja për identifikimin e një lokacioni të përshtatshëm për këtë projekt.

“Në takim u theksua nevoja për përcaktimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e një deponie moderne me komponentë të ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave, si parakusht për modernizimin e sistemit të deponive dhe mbylljen e deponisë së Mirashit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas ministrisë, projekti synon të krijojë një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës, duke përfshirë riciklimin dhe ndarjen e tyre, si pjesë e modernizimit të sistemit ekzistues.

Pas diskutimeve, ministrja Pacolli dhe kryetari Ahmeti u pajtuan që institucionet qendrore dhe lokale të punojnë së bashku për realizimin e projektit.

“Të dyja palët u dakorduan të bashkëpunojnë ngushtë për identifikimin e lokacionit më të përshtatshëm për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE

Peci: Mërgimtarët do të kenë parking falas në hapësirat komunale në Mitrovicë

Dimal Basha përshëndet nënshkrimin e kontratës për autostradën Shkup–Bllacë: Projekt strategjik për ndërlidhjen rajonale

Ardhja e mërgimtarëve, nuk ka pritje në pikat kufitare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dezinsektimi i dytë në Tetovë më 15 korrik, komuna me rekomandime për qytetarët
Next Article Rishikimi i “arrestit me burg”, Gjykata detyrim të shqyrtojë masat e tjera, prokuroria barrën e provës për të justifikuar nevojën e paraburgimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?