By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pagë minimale më e lartë prej 450 euro nëse Qeveria subvencionon një pjesë të kontributeve, thonë punëdhënësit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pagë minimale më e lartë prej 450 euro nëse Qeveria subvencionon një pjesë të kontributeve, thonë punëdhënësit
MaqedoniTOP LAJM

Pagë minimale më e lartë prej 450 euro nëse Qeveria subvencionon një pjesë të kontributeve, thonë punëdhënësit

admin
Last updated: 03/02/2025 14:17
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Është e mundur që të arrihet pagë edhe më e lartë se 450 euro nëse Qeveria ndihmon përmes të ardhurave sociale, thonë punëdhënësit. Ata sot, para seancës së Këshillit ekonomiko-social (KES), deklaruan se çdo rritje që ndajnë në shumë prej 1.000 deri në 9.000 denarë duhet të përkrahet brenda një viti nga Qeveria përmes kontributeve sociale, ndërsa më tutje, me forcimin e ekonomisë, ka mundësi që të shlyhet plotësisht prej tyre.

Paga minimale nuk është pika nga rendi i ditës në seancën e KES-it, por, siç theksuan përfaqësuesit nga Lidhja e Sindikatës (LSM) dhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) do të kërkohet hapja edhe e kësaj çështje.

Sipas LSM-së, nëse punëdhënësit duan të rrisin pagat e të gjithë punonjësve në sektorin privat, duhet të gjendet zgjidhje me të cilën Qeveria do të subvencionoj një pjesë të të ardhurave. KSL, nga ana tjetër, do të propozojë një formulë sipas së cilës Qeveria do të subvencionojë një pjesë të pagave të më të varfërve.

“Propozimi jonë është për rritje nga 1,000 deri 9,000 denarë në mënyrë që shteti të na ndihmojë me kontribute. Çdo rritje që punëdhënësit e ndajnë prej 1.000 deri në 9.000 denarë duhet të përkrahet brenda një viti nga Qeveria përmes kontributeve sociale dhe më tej, shpresojmë se me forcimin e ekonomisë, do të ketë mundësi që ato të paguhen në tërësi. Nga 24.800 denarë që janë tani, presim që në muajin mars të kemi subvencione në kontribute sociale deri në 34.000 denarë. Janë rreth 9,000 denarë. Propozimi i sindikatave është 27.000 apo 450 euro, por ne kemi shansin që nëse mbështetemi nga Qeveria me kontribute sociale, të rriten ato paga që të arrijmë një pagë minimale pak më të lartë në rajon. Kjo do të thotë se paga minimale do të negociohej më tej përmes marrëveshjeve kolektive në secilin sektor, por baza për rritjen çdo vit në muajin mars do të ishte në përputhje me metodologjinë e vendosur, ndërsa me marrëveshje të posaçme kolektive me sindikatat, duhet të ketë një rritje plus. Këto janë disa zgjidhje që ne propozojmë, sindikatat kanë diçka të ngjashme, por më e rëndësishmja është që numri i kompanive dhe i punonjësve të mbetet i njëjtë”, sqaroi Mile Boshkov nga Konfederata e bizneseve të Maqedonisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se rritja e shpejtë e pagës minimale është një barrë e madhe për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e zejtarisë.

“Për fat të keq, në seancën e sotme të KES-it nuk ka pikë për rritjen e pagave, por ka pikë për pagën minimale të sindikatës. Me siguri do të na bindin se mirë jetohet në Maqedoni dhe se nuk ka nevojë të rriten pagat. Por, e gjithë kryesia jonë erdhi këtu për të kërkuar që pika e parë të ishte pikërisht nevoja për rritjen e pagave në sektorin privat dhe publik. Kemi propozimet tona që do t’ua paraqesim partnerëve social. LSM-ja tashmë ka mbajtur takime me përfaqësues të Organizatës së punëdhënësve, Konfederatës së biznesit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore se paga minimale duhet të rritet aq sa kërkojnë edhe vetë punëdhënësit. Duhet neve, sindikalistëve, të na vijë turp të themi se çfarë duan të na japin punëdhënësit. Duhet të gjejmë një mënyrë, nëse punëdhënësit duan të rrisin pagat e të gjithë të punësuarve në sektorin privat, të gjejmë një zgjidhje ku qeveria do të subvencionojë një pjesë të kontributeve si rritje të pagave të punonjësve ose ata do të lirohen për një periudhë kohore pas së cilës do të paguajnë kontributet. Kështu do të eliminojë ekonominë gri në fushën e ‘rrogës në zarf’ apo ‘rrogës nën tavolinë’, që i kushton arkës afër 250 milionë euro”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Ai shtoi se këtë muaj KES-i duhet të takohet dy herë në javë përmes grupeve punuese për të diskutuar mbi rritjen e pagave.

“Nuk është mirë për askënd që pagat të ngecin dhe të mos rriten, siç ndodh në Bullgari, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni,… ku paga më e ulët është 457 euro e më shumë deri në 1,000 euro. Të gjitha palët duhet të kuptojnë më në fund nevojën e rritjes së pagave për të përmbushur nevojat e një familjeje me katër anëtarë. Qytetarët bojkotuan javën e kaluar sepse jeta u kushton shtrenjtë, sepse me paga të mjerueshme në ose afër pagës minimale nuk mund t’i sigurojnë vetes furnizimet bazë ushqimore, çdo ditë dy veta hanë, dy shikojnë”, theksoi Trendafilov.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje në fushatë
Next Article Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për këtë vit është 814 milionë denarë, 18 institucione do të marrin buxhet të deleguar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?