Shkup, 28 prill – Në seancën e sotme për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit në Gjykatën Penale në Shkup, i akuzuari Lupço Palevski iu përgjigj pyetjeve të tërthorta nga Prokuroria Publike. Në dëshminë e tij, Palevski akuzoi për përndjekje penale të motivuar politikisht, duke mohuar kështu se ka çfarëdo lidhje me veprat penale të dhunshme.
Prokuroria Publike fillimisht shpjegoi të dhënat penale të Palevskit, të cilat përfshijnë dënime të shumta me kusht që nga viti 2007 për keqpërdorim të detyrës zyrtare (8 muaj dënim me kusht), shkelje të masave epidemiologjike (2020), si dhe një procedurë për zbulimin e sekreteve zyrtare. Prokuroria vlerësoi se ai vepron vazhdimisht në mënyrë të paligjshme dhe nuk respekton ligjet.
“Falënderoj Prokurorinë publike për parashtrimin e kësaj pyetjeje. Asnjëherë nuk u përmend ndonjë vepër penale që lidhet me dhunën, rrëmbimin dhe vrasjen e njerëzve”, tha Palevski, duke shtuar se aktvendimet e tij janë për “dënime me kusht për fatura të papaguara ndaj një subjekti juridik” dhe se “të vetmin dënim efektiv ai e vuajti në Beograd si pjesë e paraburgimit të ekstradimit”.
Ai pretendoi se ishte cak i përgjimit sistematik nga ish-DSK (tani ASK) dhe se procesi për zbulimin e sekreteve zyrtare është pasojë e saj që, siç tha: “Në shënimet që publikova qëndron se jam ndjekur, fotografuar dhe përgjuar, dhe gjithashtu thuhet se kam organizuar një atentat ndaj Zoran Zaevit.”
“Mbatja një konferencë për shtyp, thirra Prokurorinë Publike që të më thërrasin dhe të më marrin në pyetje, sepse në shënimet zyrtare shkruhej se unë kisha organizuar atentat ndaj Zoran Zaevit. Kjo ishte shkruar në dokumentet e DSK-së së atëhershme dhe kjo ishte arsyeja që unë të përgjigjem para Gjykatës për zbulimin e sekreteve zyrtare. Dhe unë nuk kam asnjë detyrim në lidhje me sekretet zyrtare, sepse nuk punoj në një institucion sigurie”, tha Palevski.
Kur u pyet nëse të gjitha aktvendimet edhe në Kroaci janë rezultat i përndjekjes politike, Palevski u përgjigj: “Jo. Në Kroaci nuk ishte përndjekje politike. Këto ishin dënime me kusht për fatura me vlerë totale prej 4.000 eurosh. Dëmi është kompensuar.”
Lidhur me shkuarjen e tij në Beograd më 30 nëntor 2023, Palevski tha se arsyeja ishte gjendja shëndetësore.
Lidhur me ekstradimin nga Turqia, ai pohon se e gjithë procedura ka qenë e rregullt, përveçse është fotografuar nga një inspektor i Interpolit.
“Një nga inspektorët e Interpolit më nxori në korridor, më bëri një fotografi dhe para meje në “What’s up” më dërgoi te ministri Oliver Spasovski. Pastaj, avokati im nga Turqia më dërgoi tituj të shtypur nga mediat ku e pashë fotografinë në Maqedoni. Këto janë abuzime klasike të jusjs si në para-hetim ashtu edhe në vetë hetimin, ku u bëni fotografi të të dyshuarve dhe i dërgoni në media si zyrtarë të autorizuar për një hetim ligjor dhe nuk pati as arratisje, as nuk e ndryshova qytetin tim të banimit pasi mësova se isha i dyshuar”, tha Palevski.
Sipas Palevskit, i gjithë procesi është një “përndjekje politike e konstruktuar”, ndërsa avokati i tij Jovica Strashevski vuri në dukje se pyetjet e Prokurorisë “nuk janë relevante për çështjen, por shërbejnë vetëm për të krijuar një imazh në opinion”.
Gjykimi vazhdon me pyetje të tërthorta nga Prokuroria në lidhje me të dhënat nga pajisja e tij mobile automjeti Reno Kangu.
Palevski është dëshmitari i fundit i cili duhet të dëshmojë, pasi më parë, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator ishte Lupço Palesvski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa, Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka dëshmuar në të njëjtat, sepse shumë shpesh i ishte dhënë detyrë që të bëjë rojë.
Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.