By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Palevski: Nuk ndihem as si përbindësh, as si vrasës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Palevski: Nuk ndihem as si përbindësh, as si vrasës
Maqedoni

Palevski: Nuk ndihem as si përbindësh, as si vrasës

admin
Last updated: 14/04/2025 13:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Në Gjykatën Penale Themelore në Shkup ka filluar dëshmia e Lupço Palevskit, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Palevski në dëshminë e tij tha se nuk ndihet as si përbindësh, as si vrasës dhe mohoi se ka kryer rrëmbimet dhe vrasjet.

“Unë nuk i kam kryer as vrasjet, as rrëmbimet. Thjesht nuk kam asnjë motiv për këtë, sepse në depon e Prokurorisë Themelore Publike ndodhet një hard disk Toshiba i cili është sekuestruar me një procesverbal në të cilin ka mbi 200 mijë biseda telefonike, neveri të kësaj elite politike, por edhe të profesionit të gazetarit, dhe po të kisha dashur të realizoja çdo lloj përfitimi material, mund të kisha shantazhuar miliarderë me Ferari dhe të tjerë, por, nuk e bëra këtë. Kështu që, jo vetëm që nuk e kam bërë, por nuk kam asnjë motiv që të bëj një krim të tillë”, tha Palevski.

Për mediat tha se janë të korruptuara dhe janë të ushqyera me gënjeshtra që duhej t’i kontrollonin.

“Një vit e gjysmë bërtasin se ka prova, përdersia isha në Turqi, në atë periudhë kisha një avokat turk që më përfaqësonte para gjykatës turke dhe më njoftoi, më dha një kopje të shtypur të lajmit ku më përshkruanin, siç më përshkruanin. Në konferencën për shtyp të mbajtur më 5 dhjetor kur është bërë kallëzimi penal, shoh se ka pasur vetëm një ekspertizë në momentet e mbajtjes së asaj konference për shtyp. PP-ja derisa ka ngritur padinë penale ka bërë ekspertizë vetëm të telefonit të të vrarit Pançe Zhezhovski dhe atë dy ekspertiza për vija papilare dhe ADN. Të gjitha ekspertizat tjera janë bërë pas 5 dhjetorit#, tha Palevski.

Para Palevskit dëshmuan të gjithë të dyshuarit e tjerë.

Në aktakuzë qëndron se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e Vanjës 14-të vjeçare me qëllim që ta detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë mjete në para për shpërblim. Rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit të dëmtuar në Veles, sërish, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyrojnë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta shfrytëzuar për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori nga Velesi, më 27 dhe 24 nëntor u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Analiza e ATEMV-së: Ku blejnë më shumë online qytetarët e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe ku blejnë më shumë nga e-tregtarët vendas?!
Next Article MASH: Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja e masës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?