By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paraburgim prej 40 ditësh për shtetasin nga Maqedonia e Veriut i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Paraburgim prej 40 ditësh për shtetasin nga Maqedonia e Veriut i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë
Kronika

Paraburgim prej 40 ditësh për shtetasin nga Maqedonia e Veriut i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë

admin
Last updated: 06/05/2024 13:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës së gjykatës në Ferizaj, kundër personit me inicialet B.K., është lëshuar fletë-arrest nga Interpoli nën dyshimin se është autor i veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues” dhe “grabitje në bashkëkryerje. Kundër të dyshuarit është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë nga 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 nga shteti i Maqedonisë së Veriut. I akuzuari B.K. dyshohet se ka kryer vepra penale në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe më 03.05.2024 është arrestuar nga Njësiti për intervenime të shpejta dhe Njësiti i antidrogës në Ferizaj”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për MIA-n informojnë se janë të informuar për arrestimin nga kolegët e tyre kosovarë.

Mediat në vend bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Agim Krasniqin, vëllain e tij Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toçi të cilët janë arrestuar në Ferizaj. Ndaj tyre është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar nga policia e Maqedonisë. Agim Krasniqi është në arrati që nga shkurti i vitit 2020 kur nuk u kthye në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Për vuajtjen e dënimit me burg ka edhe 3 vite e 3 muaj.

You Might Also Like

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Ndalohen dy persona nga Negotina, kapen duke transportuar emigrantë nga Egjipti dhe Iraku

Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Next Article Dimitrievski: Deri më tani nuk kemi bisedime për koalicion të mundshëm me ndonjë subjekt politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?