By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërim për mashtrim fishing nga ueb-faqja – fzom.net
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Paralajmërim për mashtrim fishing nga ueb-faqja – fzom.net
Maqedoni

Paralajmërim për mashtrim fishing nga ueb-faqja – fzom.net

admin
Last updated: 24/03/2025 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) i paralajmëron qytetarët për mashtrim serioz fishingu që po zhvillohet përmes ueb-faqes me adresë fzom.net. Kjo ueb-faqe paraqitet si faqe zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe ka për qëllim të vjedhë të dhëna personale dhe financiare të qytetarëve.

Mashtruesit përmes fzom.net tentojnë t’i mashtrojnë qytetarët t’i fusin të dhënat e veta personale (emri, mbiemri, numri amë, adresa); të dhënat për sigurimin shëndetësor; të dhënat për llogaritë bankare dhe kartat e kreditit; emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

FSSHM paralajmëron kategorikisht qytetarët që të mos fusin të dhënat e tyre personale në faqen e internetit fzom.net. Faqja zyrtare e Fondit është vetëm fzo.org.mk.

“Kontrolloni me kujdes adresën e internetit përpara se të vendosni ndonjë informacion personal. Mos klikoni në linqe nga e-maile ose mesazhe të dyshimta. Mos ndani emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet tuaja me askënd. Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë në FSSHM ose në stacionin më të afërt policor. Faqja zyrtare e FSSHM-së kurrë nuk do t’ju kërkojë të fusni të dhëna bankare”tregojnë nga Fondi.

FSSHM tashmë ka ndërmarrë masa për të bllokuar këtë faqe të rreme dhe për të mbrojtur qytetarët. Fondi po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij mashtrimi.

Për informacione të mëtejshme dhe raportimin e aktiviteteve të dyshimta, qytetarët mund të kontaktojnë: · Faqja zyrtare e FSSHM: fzo.org.mk. Numri i telefonit të FSSHM: 02 3289 000 ·E-mail: info@fzo.org.mk

FSSHM u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë të dhënat e tyre personale nga mashtrimet e tilla

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: Heshtja për tragjedinë në Koçan përfundoi, tani duhet të flitet
Next Article Chelsea po mendon të paguajë një gjobë miliona euro dhe mos ta aktivizojë blerjen e Sanchos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?