By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërimet për erëra të forta – institucionet me rekomandime për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Paralajmërimet për erëra të forta – institucionet me rekomandime për qytetarët
Kosovë

Paralajmërimet për erëra të forta – institucionet me rekomandime për qytetarët

admin
Last updated: 28/11/2026 12:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë erë të fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë shpejtësi edhe më të larta.

IHK njofton se intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Instituti thekson se moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale me ndërprerje, me sasi që lokalisht mund të arrijnë rreth 1 mm brenda tri orëve.

Kjo ditë pritet të karakterizohet nga paqëndrueshmëria më e theksuar atmosferike, veçanërisht nga erërat e forta.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15°C deri në 18°C, vlera relativisht të larta për këtë periudhë të nëntorit.

Presioni atmosferik pritet të zbresë deri në rreth 999 hPa. Në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë në ndryshimin e drejtimit të erës.

IHK ka kërkuar kujdes për shkak të erërave të forta.

E pas paralajmërimit të IHK-së për erëra të forta, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), era pritet të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor. Të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta. Priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje. Të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës”, thuhet në njofim.

Drejtoria ka dal edhe me masat e rekomanduara për qytetarët:

* Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre.

* Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese.

* Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës.

* Drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës.

* Ndiqni përditësimet e IHMK-së dhe njoftimet e Kryeqytetit.

Për raportimin e rasteve, kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, në shërbim 24/7, në numrat:

📞 0800 122 33 ose

📞 0800 122 44.

Për kujdes sot ka apeluar edhe Inspektorati i Punës.

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.

“Vëmendje e veçantë kërkohet në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punëve në lartësi, në skela, kulme dhe hapësira të ekspozuara ndaj ndikimit të erërave”- thuhet në njoftim.

IQP-ja u bën thirrje punëdhënësve që të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të punës kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët.

Siguria dhe shëndeti i punëtorëve, sipas IQP-së, duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Noteri nuk ka detyrim të verifikojë nëse pas bartjes së të drejtës së shfrytëzimit të varrit fshihet një shitblerje e kamufluar
Next Article Parashikimi i motit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?