By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i ish hakerit të njohur – mos bëni këto 5 gabime në internet nëse nuk doni të keqpërdoren të dhënat tuaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i ish hakerit të njohur – mos bëni këto 5 gabime në internet nëse nuk doni të keqpërdoren të dhënat tuaja
Teknologji

Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i ish hakerit të njohur – mos bëni këto 5 gabime në internet nëse nuk doni të keqpërdoren të dhënat tuaja

admin
Last updated: 06/02/2024 12:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një ekspert i sigurisë kibernetike ka treguar për pesë gabimet e zakonshme që bëjnë njerëzit për të mirëmbajtur sigurinë e tyre në internet, qoftë në telefonat e tyre apo edhe në pajisjet e tjera teknologjike.

Kieran Burge dikur një ‘haker profesionist’ është tani konsulent i sigurisë në Prism Infosec, ku teston setupet e sigurisë kiberntike, duke hulumtuar për ndonjë dobësi që mund të ketë ndonjë kompani e caktuar.

Ai tha se shumë prej nesh bëjnë pesë gabime të zakonshme që mund të na bëjnë të prekshëm ndaj sulmeve.

Përdorimi i një softueri të vjetër

Duhet t’ju kushtoni rëndësi njoftimeve në celularin tuaj për të përditësuar softuerin e sistemit tuaj operativ.

“Softueri i vjetër është çështje problematike, nëse softueri është përditësuar është sepse ekziston një çregullim i sigurisë”, thotë eksperti.

Dhe hakerët shpesh i ndajnë këto çështje sigurie në forumet në internet kur ato janë identifikuar – që do të thotë se më shumë njerëz mund të përpiqen ta shfrytëzojnë atë dhe të kenë akses në informacionin tuaj.

Fjalëkalimi i njëjtë për çdo llogari

Të kesh një fjalëkalim ndryshe për çdo llogari të vetme është e mundimshme për shumicën – por përdorimi i të njëjtit është një gabim i madh, sipas Burge.

“Pavarësisht se çfarë faqeje u jepni informacione, ju nuk e dini se çfarë do të bëjnë ata me atë informacion ose si do ta mbrojnë atë”, tha ai.

Pra, nëse fjalëkalimi juaj rrezikohet në një sajt, kriminelët do të kenë qasje në çdo llogari tjetër në të cilën e përdorni.

Informacionet që ndani në internet

Eksperi i kibernetikës gjithashtu ka paralajmërua njerëzit që të mos ndajnë informata të tepërta në internet, sidomos për jetën personale.

Pa dashje ju mund t’u jepni ndonjë informacion që më pas mund të zbërthehet nga ata për të gjetur ndonjë fjalëkalim tuajin.

Për më tepër, me ato informata ata mund të hakojnë edhe sisteme tjera të juajat.

Përdorimi i Wi-Fi-s në vende publike

Nëse përdorni Wi-Fi-n në ndonjë vend public sikurse në kafe ose në aeroport, duhet ta mendoni edhe një herë.

Këto rrjete publike janë të pambrojtura – që do të thotë se nuk do të keni nevojë ta verifikoni identitetin tuaj për të pasur qasje tek ato, kështu që të dhënat që dërgoni nuk janë të koduara dhe mund të merren nga kushdo tjetër.

Gjithmonë përdorni një VPN kur përdorni rrjetin në publik.

Klikimi i linqeve të dyshimta

Ndoshta nuk duhet përsëritur, por kjo këshillë duhet të jepet me patjetër – Burge paralajmëron njerëzit të mos klikojnë në linqe që nuk duken të besueshme.

Sidomos në ditët e sotme kur faqet e dyshimta janë bërë më të sofistikuara – siguroni ta kontrolloni tri herë një link përpara se ta klikoni.

Kurrë nuk mund ta dini se kush po fshihet prapa atij linku. 

You Might Also Like

Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çaji i zi ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut
Next Article Kërkesa për çip me Inteligjencë Artificiale detyron Huawei të ngadalësojë prodhimin e telefonave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?