By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërimi se mund të humben 40 milionë euro, KE: Ende nuk ka vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Paralajmërimi se mund të humben 40 milionë euro, KE: Ende nuk ka vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën
Kosovë

Paralajmërimi se mund të humben 40 milionë euro, KE: Ende nuk ka vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën

admin
Last updated: 08/07/2026 10:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 8 korrik Zhurnal.mk –  Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ende nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e fondeve për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

“Kur bëhet fjalë konkretisht për Kosovën deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për pezullimin e financimit”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Telegrafin.

Përgjigjja vjen pasi kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, deklaroi se Kosova rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të mosrealizimit me kohë të disa reformave, duke theksuar se shkak për këtë është bllokada në Kuvend.

Komisioni Evropian sqaroi se Instrumenti për Reforma dhe Rritje është i bazuar në performancë dhe se fondet disbursohen vetëm pasi reformat të jenë zbatuar plotësisht.

“Instrumenti për Reforma dhe Rritje është një instrument i bazuar në performancë, ku fondet lirohen vetëm pasi reformat të jenë zbatuar plotësisht”, thuhet në përgjigje.

Sipas Komisionit, deri më tani është shënuar progres i konsiderueshëm në zbatimin e reformave.

“Ne tashmë shohim progres domethënës: 78% e reformave në tri raundet e para të raportimit tregojnë ose përmbushje të plotë ose të paktën një nivel progresi, ndërsa vetëm 22% kanë mbetur pa përparim”, ka theksuar zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Komisioni rikujtoi se, në rast se kushtet për pagesë nuk përmbushen sipas afateve të përcaktuara në Agjendën e Reformave, ai mund të mbajë pezull një pjesë ose tërësinë e fondeve përkatëse.

“Në përputhje me rregulloren për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, kur një kusht për pagesë nuk përmbushet sipas afatit orientues të paraparë në Agjendën e Reformave, Komisioni mund të mbajë pezull një pjesë ose tërësinë e fondeve që i korrespondojnë atij kushti”, thuhet më tej në përgjigjen për Telegrafin.

Tutje, zëdhënësi bëri të ditur se përfituesit kanë një periudhë shtesë për përmbushjen e reformave.

“Përfituesit kanë një vit kohë për t’i përmbushur kushtet përpara se fondet të rishpërndahen. Gjatë vitit të parë të zbatimit, përfituesit kanë gjithsej dy vjet kohë për të ndërmarrë veprime përpara se fondet të rishpërndahen”, ka deklaruar ai.

Sipas Komisionit, periudha shtesë për hapat që duhej të përmbusheshin deri në mesin e vitit 2025 ka përfunduar më 30 qershor 2026, ndërsa për hapat e tjerë që duhej të përmbusheshin në fund të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025, afati përfundon në fund të vitit 2026.

Komisioni njoftoi se tani do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës për të gjithë përfituesit e Planit të Rritjes.

“Siç theksohet në rregullore, kur hapat e reformave nuk përmbushen dhe periudha shtesë ka skaduar, fondet përkatëse mund të rishpërndahen te përfituesit e tjerë. Për hapat që kishin afat më 30 qershor 2026, Komisioni tani do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe objektiv për të gjithë përfituesit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e KE-së për Telegrafin.

Komisioni Evropian shtoi se për reformat që ende mbulohen nga periudha shtesë, partnerët duhet të intensifikojnë përpjekjet për zbatimin e tyre.

“Për hapat e tjerë që ende mbulohen nga periudha shtesë, Komisioni po u bën thirrje partnerëve të intensifikojnë përpjekjet për zbatimin në kohë të reformave para periudhave të ardhshme të raportimit. Reformat duhet të mbeten prioritet për përfituesit, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga ajo që ofron Plani i Rritjes”, kanë deklaruar nga Komisioni Evropian.

Kujtojmë se kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media kishte paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të mosrealizimit me kohë të disa reformave.

Sipas tij, nga 13 hapat e Agjendës së Reformave që kishin afat shtesë deri më 30 qershor 2026, shtatë janë zbatuar, ndërsa gjashtë nuk janë përmbushur plotësisht.

You Might Also Like

Prattipati përsërit thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane

Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së

Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të KOSTT: Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur

Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia godet sërish Kievin me raketa balistike
Next Article iPhone 18 Pro do të jetë më i trashë se paraardhësi i tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?