By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kulturë

Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

admin
Last updated: 26/04/2024 12:34
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Lindja e modernizmit duhej të kishte shënuar fundin e monstruoziteteve. Por, pse insistojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë?

Nga: Ben Lawrence / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Fundjavën e kaluar, në Ratlend u zbulua statuja e parë në Britani e të ndjerës Elizabeth II. Nuk isha atje, mirëpo, pasi i pashë fotografitë, mund të supozoj se vizitorët mbetën me gojë të hapur – por, jo sepse u mahnitën. Është e tmerrshme: e shëmtuar, punim torollak dhe paksa i frikshëm. Artisti Hywel Pratley e ka shndërruar mbretëreshën e ndjerë në hukubet të tmerrshëm, duke e veshur me një fustan vajzëror që e bën të duket si Titanianë [mitike – shën. i Telegrafit], por e shkurtë dhe topolake, ose si një karakter nga [filmi i animuar] Frozen me disa nuanca të vocërrakes Jimmy Krankie [Janette Tough në karakterin Wee Jimmy Krankie në kabaretë televizive të viteve 1970-’80].

Njëlloj të papëlqyeshëm janë ata [qenushët] korgi që mblidhen te këmbët e saj, ku njëri mbështet putrat në bazament. Këto detaje janë përkujtues të vegjël dhe të tmerrshëm se tashmë jemi në epokën e së lezetshmes dhe se rëndësia e cilësisë është zëvendësuar nga simpatikja. I bën të pakënaqurit e vjetër si unë të ndihen thuajse vazhdimisht po sulmohen nga një Hello Kitty gjigante [nga karakteri i maces i krijuar nga japonezja Yuko Shimizu] që fryhet me ajër. E shikoj këtë statujë dhe ndihem i sigurt se Mbretëresha e ndjerë – e cila njihej për arsyen e saj të shëndoshë dhe neverinë ndaj sentimentalizmit – do ta kishte urryer.

Nuk është befasi iniciativa e mjerë e Pratleyt. Nuk mund të mendoj për një statujë të vetme të mirë që është ngritur në këtë shekull. Ka disa arsye për këtë. Së pari, statujat – ose të paktën ato me një shkallë të caktuar realizmi – nuk kanë asnjë qëllim në shekullin XXI. Gjërat ishin më ndryshe në epokat e mëparshme, kur njerëzit kishin pak ide se si dukej subjekti i një statuje, ndërsa përfaqësimi i tyre në metal ose në gur shpeshherë bëhej imazh zyrtar – vlera kryesore në ikonografinë e tyre.

Por, ardhja e fotografisë dhe më pas e televizionit, do të thotë se temat moderne tashti i njohim jashtëzakonisht mirë. Mbretëresha e ndjerë ishte gruaja më e fotografuar në botë, gjë që përforcohej nga paraqitja e saj në pulla postare, në bankënota dhe shumë gjëra të tjera të përditshme: çdo projekt që synon të paraqes sërish ngjashmërinë e saj, e ka fatin e keq të dështojë. Jam i lumtur kur përhumbem në Kopshtet e Viktorisë [Victoria Embankment Gardens] në Londrën qendrore, ku statuja e dikujt që njoh në mënyrë të paqartë, si [kleriku dhe filantropi] Robert Raikes, më vështron me përshkrimin e dikujt që njeh punën e vet. Është çështje krejt tjetër kur e viziton Seleronin në Nju-Jork dhe ballafaqohesh me pamjen e tmerrshme të Lucille Ballit nga Dave Poulin, një punim që ka ngjashmëri me komedianen e famshme amerikane po aq sa ka edhe me mua. Kur bëhet fjalë për statujat, gjërat që njohim ngjallin përbuzje. Nuk është çudi që këshilli i Uelthemstout fshehu skulpturën e të gjorit [futbollist] Harry Kane.

Pastaj është natyra e rrëshqitshme e historisë. Statujat nga e kaluara, siç të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm, gjatë viteve të fundit kanë akumuluar mjaft storje nga lajmet. Kemi parë se [tregtari i skllevërve] Edward Colston u përmbys në Bristol dhe u ekspozua sërish thuajse e ka marrë veten nga sulmi. Në Kolegjin Oriel, në Oksford, prania monolite e manjatit [kontrovers të minierave] Cecil Rhodes, ka shkaktuar periudha të zakonshme neverie dhe, megjithëse kolegji vendosi të mos largojë, Antony Gormley – skulptori më i shquar i gjallë i Britanisë – sugjeroi se ai nga turpi duhet ta kthejë kokën kah muri. Ndërkohë, në Granthem, statuja e Margaret Thatcherit në disa raste është vandalizuar.

Statuja qesharake e Harry Kaneit

Por, problemi nuk kufizohet vetëm në debatet për figurat e diskutueshme. Historia, si disiplinë, ndjeshëm ka ndryshuar në pjesën e dytë të shekullin e kaluar: nuancat e ofruara sot nga historiografia, ku studimi i historisë së shkruar konsiderohet po aq i rëndësishëm sa vetë ngjarjet, do të thotë se “poza” e një statuje kap vetëm një element psikologjik të një figurë komplekse. Vetë akti i përkujtimit të dikujt duket se po shkon kundër pikëpamjes sonë bashkëkohore e cila favorizon grupet mbi “burrat e mëdhenj” (ose gratë). Nëse do të ngrinim një statujë për nder të një sufrazheteje [luftëtareje për të drejtën e grave për të votuar], të harruar, do të akuzoheshim se kemi harruar mijëra të tjera që janë mbërthyer nga shtrembërimi dhe nga indi i së kaluarës sonë.

Problemi më i madh me statujat moderne është se janë të tmerrshme. Shpeshherë janë konceptuar keq. Shpërfytyrimi më i fundit, sipas meje, është paraqitja e Mary Wollstonecraftit në Njuington-Grin në veri të Londrës, nga Maggi Hambling – e cila e reduktoi nënën e valës së parë të feminizmit në një palë gjinjsh. Ashtu si statuja e Oscar Wildeit e Hamblingut – që shfaq Oscarin e dashur që ngrihet nga arkivoli për të pirë cigare – është e tejartikuluar dhe e marrë. Të tjerat janë monstruoz në mungesën e emocioneve. Edhe diçka aq e padëmshme sa monumenti i Gillian Wearingut i vitit 2018, dedikuar [aktivistes sufrazhete] Millicent Fawcettit në Sheshin e Parlamentit, është fyese në mënyrën e vet: një shtesë e panevojshme për një qytet në të cilin përkujtimi tashmë është mani.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Marry Wollstonecraft sipas Maggi Hamblingut

Shumë nga këto statuja janë komike dhe të shëmtuara, madje të frikshme; dhe është e vërtetë se gjatë historisë, shkrimtarët dhe artistët kanë parë potencialin e veprave të tilla artistike për të na rrëmbyer. Mendoni për Don Xhovanin e Mozartit në të cilin Il Komendatore vritet në një duel dhe kthehet që të ndjek torturuesin e vet – në formën e një statuje të mbinatyrshme guri; ose fantazitë e fëmijëve të Edith Nesbitit, të tilla si Kalaja e magjepsur në të cilën Ketlina e re, teksa mban një unazë magjike që plotëson dëshirat, dëshiron të jetë statujë dhe sheh veten të ndarë nga vëllezërit dhe nga motrat e veta – e bllokuar në botën tmerrësisht të frikshme të poshtme të mermerit. (Kërcënimi, pa dyshim, vjen më shumë nga insinuata se statuja është një lloj gjysmë-fantazme sesa ndonjë shëmti estetike, gjë që është arsyeja më e mundshme se pse do të tërboheni kur shihni përbindëshat e vërtetë prej bronzi që po mbushin Britaninë.)

Duke marrë parasysh të gjitha këto, do të thosha se epoka e statujës ka vdekur. Në të vërtetë, duket se ajo është zhdukur që me lindjen e modernizmit i cili supozohej të gërryente përshkrimin e kotë literal të cilin kaq shpesh e shohim te veprat e artit si këto. Nëse duhet t’i nderojmë individët, në të ardhmen, atëherë le t’i bëjmë tërësisht abstraktë – dhe, ju lus, pa qentë korgi që kërcejnë.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë po ndodh me kafenë? Paralajmërohet rritje e çmimeve
Next Article Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?