Shkup, 15 korrik – Nga sot deri më 31 korrik, është i hapur regjistrimi elektronik për akomodim në konviktet studentore shtetërore dhe private në të gjithë vendin për vitin akademik 2025/2026 për studentët në vitet e dyta dhe më të larta të studimeve deridiplomike dhe për absolventë. Periudha e aplikimit për pranim në konviktet studentore për studentët e vitit të parë do të fillojë pas përfundimit të periudhës së regjistrimit në fakultete në gusht dhe do të zgjasë nga 10 deri më 17 shtator të vitit 2025.
Studentët të cilët aplikojnë në Konkurs të plotësojnë fletëaplikim elektronik dhe ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në internet portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk. Studentët mund të konkurojnë për pranim vetëm për një konvikt studentor. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më 30.11.2025.
Sipas konkursit të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjithsej 4,264 vende janë të lira në konviktet studentore në Shkup, Shtip, Manastir, Tetovë, Ohër dhe Prilep. Nga këto, 851 vende janë të destinuara për studentë të vitit të parë, ndërsa 3,413 vende janë për studentë në vitin e dytë dhe më të lartë të studimeve.
Për shkak të rinovimit, janë mbyllur konviktet “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup, të cilat, sipas njoftimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të pranojnë përsëri studentë nga semestri i dytë i vitit të ardhshëm akademik.
Më shumë vende në kryeqytet janë në konviktin studentor “Goce Delçev” (1212), 997 vende janë të lira në konviktin “Pelagonija” dhe 335 në konviktin “Tome Stefanovski Seniq”.
Në konviktin “Koço Racin” në Manastir ka gjithsej 385 vende të lira për akomodim studentësh, në konviktin “Nikolla Karev” në Ohër janë 242 vende të lira dhe në konviktin “Orde Çopela” në Prilep janë 330 vende të lira.
Në Shtip, studentët mund të zgjedhin akomodim në tre konvikte: SHSSH “Vëllezërit Miladinovci” (236) dhe në SHPS private “Hiljadnikov” (60) dhe SHPS “Logos” (52).
Në Tetovë janë në dispozicion dy konvikte: konvikti shtetëror i studentëve “Tetova” me gjithsej 295 shtretër dhe konvikti privat KSP UEJL – me gjithsej 120 vende.
Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 06.09.2025 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë. Ankesat pas rezultateve dorëzohen në Konviktin studentor ku kanë aplikuar ne afat prej 10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.
Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I do të publikohet më date 30.09.2025 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë.
Studenti mund të akomodohet në konvikt nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin ku është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare.