Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.
Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës.
IHK njofton se për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të jenë 7– 10°C, ndërkaq temperaturat maksimale 25-29°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–3 m/s.
