By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Parashqevi Simaku, e pastrehë rrugëve të New York-ut, reagon kryetari i bashkisë së Kavajës: Ikonë e ndritur, do ta mbështesim siç i takon një artisteje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Parashqevi Simaku, e pastrehë rrugëve të New York-ut, reagon kryetari i bashkisë së Kavajës: Ikonë e ndritur, do ta mbështesim siç i takon një artisteje
Shqipëri

Parashqevi Simaku, e pastrehë rrugëve të New York-ut, reagon kryetari i bashkisë së Kavajës: Ikonë e ndritur, do ta mbështesim siç i takon një artisteje

admin
Last updated: 14/12/2024 10:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i kësaj bashkie, Fisnik Qose lajmëroi publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku.

“Parashqevi Simaku, është vajza nga Kavaja që me zërin e saj të artë ndriçonte kombin shqiptar në momentet e veta më të zymta! Ajo është një ikonë dhe një krenari e Kavajës!

Pasi pamë pamjet e transmetuara nga gazetari Blendi Fevziu, nuk më mbetet gjë tjetër veç se të lajmëroj publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku si dhe të tregojë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve”, shkruan Qose, i cili thotë se “Kavaja është gjithmonë shtëpia e saj dhe do ta presë gjithmonë siç i takon një ikone të ndritur si ajo”.

Një video që po bën xhiron në internet ka shqetësuar jo pak mbarë opinionin publik, pasi shfaqet një grua e pastrehë dhe hidhen dyshimet se është legjenda e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA.

Në video shfaqet një grua që identifikohet si “Simaku Nohfe” duke marrë ndihma nga një grup fëmijësh, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për Parashqevi Simakun.

Blendi Fevziu, i cili ishte nga ata që shpërndau videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare. Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: Vetëm veting i burimit të pasurisë së politikanëve në 30 vitet e fundit, garancë për sundimin e ligjit
Next Article Real Madridi e dërgon Mbappen në shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?