Shkup, 25 mars – Frontit evropian i ka thënë po edhe Partia Demokratike e Turqve. Se e ka pranuar ofertën e Ahmetit, për TV21 e konfirmon vetë kryetari i partisë së turqve Bejxhan Ilas, i cili tha se ky front i afrohet më së shumti programit të tyre. Në listat e përbashkëta PDT do të ketë propozimet e veta për kandidatë për deputetë, ndërsa kësaj here pret që të kenë numrin maksimal. E përveç kësaj Ilas beson që do të ketë mbështetjen e BDI-së për të realizuar të drejtat e tyre si komunitet.
“Kësaj radhe në këtë front mendoj se mund të nxjerrim maksimumin edhe pse ende nuk janë definuar listat, nuk është mirë të cekim më herët. Besoj në njësinë zgjedhore 6, në njësinë zgjedhore 5, kjo është me rëndësi, si dhe në njësinë 4 zgjedhore, ku jetojnë bashkëqytetarë tanë maqedonas dhe turqit, këtu mund të dalim me listën tonë edhe pse më herët ka pasur këso tentativash por kësaj here realisht, bashkëpunimi në njësinë zgjedhore 4 do të jep fryte, si dhe në njësinë zgjedhore 3 do të kemi kadnidatë të përbashkët, si dhe në njësinë zgjedhore 1”, tha Bejxhan Ilas – kryetar i PDT.
Ahmeti gjatë ditës së djeshme shtrëngoi duart edhe me Kurto Dudush nga Lidhja e Romëve. Sa i përket ofertës Dudush thotë se nuk është definitive, mirëpo është një listë e gjatë.
“Janë shumë po, deputet… Vetëm një deputetë? Pushteti ekzekutiv, drejtorë… për atë po them se shumë janë. Është një liste e marrëveshjes që duhet të realizohet, për at po them është herët të konfirmoj, ta lëm kohën të tregojë”, theksoi Kurto Dudush – Lidhja e Romëve.
Tani për tani në Frontin Europian janë bashkuar 6 parti, nëse arrihet marrëveshje me Ziadin Selën, atëherë do të bëhen gjithsej 7 parti brenda koalicionit.
