By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Partneriteti i “Harry Fultz” me RIT, Rama: Edukim i nivelit më të lartë ndërkombëtar në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Partneriteti i “Harry Fultz” me RIT, Rama: Edukim i nivelit më të lartë ndërkombëtar në Tiranë
Shqipëri

Partneriteti i “Harry Fultz” me RIT, Rama: Edukim i nivelit më të lartë ndërkombëtar në Tiranë

admin
Last updated: 29/01/2025 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se zyrtarizimi i programit të Instituti “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester (RIT), një ndër universitetet më të mira në SHBA, hap një tjetër derë të madhe të formimit akademik e profesional.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishin sot në institutin “Harry Fultz”, tashmë edhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA-së.

Kryeministri nënvizoi se ky program i jep mundësinë studentëve dhe nxënësve shqiptarë që në Shqipëri të mund të marrin një edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar dhe në fund fare të mund të marrin edhe një diplomë të barazvlershme me diplomën që merret në RIT.

Në këtë linjë, sipas Ramës është edhe programi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit “Boku” në Vjenë, një tjetër institucion prestigjioz ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Në të dyja rastet, sipas Kryeministrit, studentët do të zhvillojnë mësimet dhe praktikat në Tiranë.

“Tanimë ky është një kantier i hapur me shumë projekte që po marrin formë dhe patjetër që këtu ka një rol të madh edhe vizioni dhe ambicia dhe vullneti i vetë aktorëve, në këtë rast i përfaqësueve të ‘Harry Fultz’”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi këtë një zhvillim shumë strategjik për Institutin “Harry Fultz”, ndërsa shtoi se zyrtarizimi i këtij programi i hap rrugë aplikimeve për të nisur studimet në RIT nga ky kampus duke filluar nga sezoni i ardhshëm akademik.

“Kjo është një mundësi për t’i thelluar studimet po këtu, por duke u bërë edhe amerikan në profesion”, tha Rama. /j.p/

 

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 97 967 aplikime për votimin nga jashtë, KQZ: Shërbim ndihme 24 orë
Next Article Balla pret raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?