By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas 38 sulmeve ndaj artit, protestuesit ranë në grackë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Pas 38 sulmeve ndaj artit, protestuesit ranë në grackë!
Kulturë

Pas 38 sulmeve ndaj artit, protestuesit ranë në grackë!

admin
Last updated: 08/02/2024 14:00
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Nga: Giovanni Aloi, ligjërues në Institutin e Artit në Çikago
Përkthimi: Telegrafi.com

Sa nga 38 protestat për mjedisin, të organizuara nëpër muzeume më 2022, mund t’i mbani mend? Sa nga ato më të fundit shkaktuan veçse zemërim më të gjerë? A çoi ndonjëra prej tyre në ndonjë ndryshim të prekshëm? Kauza e protestuesve është serioze, kërcënimi është shumë real, mesazhi është i rëndësishëm dhe urgjent. Por, a mos nuk po arrin te publiku?

Gjashtëdhjetë vjet më parë, Kutitë e Brillos të Andy Warholit dhe printimet e shumëfishta të Marilyn Monroes e ekspozuan përsëritjen moderne si ideal i pamend – një model kapitalist i pashmangshëm, i rrënjosur në mënyrat e mbingopura të prodhimit dhe konsumit që shpërqendrojnë dhe tronditin teksa ushqejnë ndjenjën e pakalueshme të apatisë moderne. Sa herë është shumë? Përsëritja është fenomen kompleks: mund të thellojë ose zbrazë përvojat, në varësi të mënyrës se si vendoset. Përsëritja ad libitum e çdo gjëje tronditëse, shpejt bëhet gjë e zakonshme. Të vetëdijshëm për rrezikun, artistët e mirë përpiqen të mos përsëriten; në vend të kësaj përpiqen vazhdimisht që të rishpikin. Nga Friedrich Nietzsche te Søren Kierkegaard, Jean Baudrillard, Walter Benjamin, Mark Fisher, Frantz Fanon, Robert Hughes dhe Amia Srinivasan, mendimtarët modernë qëndronin gjerësisht në fuqitë gjithëpërfshirëse e qetësuese të përsëritjes së paqëllimtë. Goditja e së resë shkrihet shpejt në ajër.

Supa me domate u spërkat mbi Lulediellin e Van Goghut dhe pureja e patateve u hodh te Mullari i sanës i Monetit – aktivistët e Last Generation dhe Just Stop Oil duan që ne t’i dëgjojmë ata. Objektivi i tyre është të na shpëtojnë nga nënshtrimi ndaj apatisë së zakonshme, të shkaktuar nga kapitalizmi që ka shtrembëruar shkallën tonë të vlerës. “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm?” – bërtitën dy protestues të Riposte Alimentaire pasi në muajin e kaluar spërkatën Mona Lizën me supën me kunguj.

Por, protestat famëkeqe që përfshijnë ngjitësin, ngjyrën dhe hedhjen e ushqimit janë vetëm maja e ajsbergut. Këto grupe të aktivistëve angazhohen në mënyrë rutinore në përpjekjet vërtet të rëndësishme, shumica e të cilave shpërfillen nga mediat për mungesë sensacionalizmi. Protestë pas proteste, ndërgjegjësimi për këtë paragjykim mediatik i ka çuar demonstruesit antikapitalistë në një kurth të kërkimit të vëmendjes: ata tani janë kapur në të njëjtat cikle të përsëritura të plogështisë së shkaktuar nga kapitalizmi, nga të cilat ata kërkuan të na çlironin të gjithëve.

Një studim nga Apollo Academic Surveys, më 2023, tregoi se teksa taktikat përçarëse sigurisht që mund të ndihmojnë disa kauza, ato shpeshherë nuk gjenerojnë ndryshime kur ka probleme me ndërgjegjësim të lartë dhe me mbështetje të ulët. Mos shikoni më tej se rryma e pafund e komenteve fyese në platformat e mediave sociale, për të parë se si këto protesta kanë ndikuar negativisht në opinionin publik. Dhe, duke qenë se luftimi i krizës klimatike është përpjekje kolektive, serioziteti i këtij tjetërsimi publik nuk duhet nënvlerësuar. Një studim i publikuar nga klimatologu Michael E Mann në vitin 2022, tregoi se si rezultat i protestave, shumica e njerëzve ndjeheshin më pak të prirë se më parë për t’u bashkuar me nismat mjedisore.

Protestat në muzeume i kanë kthyer shpejt aktivistët mjedisorë në ëndrrën e një kompanie të naftës. A mund të ndodhë që nuk po na dëgjojnë aktivistët që kaq shumë duan të dëgjohen?

Kjo shkëputje me publikun është shkaktuar nga mospërputhja midis vendit të protestës, mesazhit dhe objektivit të synuar që është thellë i rrënjosur në keqkuptimet historike dhe në besimin e gabuar në mitin romantik të shpëtimtarit heroik. Shpeshherë ata që mbrojnë ashpër hedhjen e ushqimit në piktura, përmendin prerjen e vitit 1914 – nga sufrazhetja Mary Richardson – të Venerës me pasqyrë të Velázquezit si provë se taktikat e ngjashme funksionojnë. Derisa kjo ngjarje historike sigurisht që tërhoqi vëmendjen e shtypit, historianët e artit kanë vënë në dukje se veprimi i Richardsonit ndikoi negativisht në opinionin publik dhe se sulmet në muzeume, që pasuan, i tjetërsuan më shumë njerëzit nga kauza: sa efektivë ishin në avancimin e kauzës së të drejtës së votës për gratë – apo nëse ata në fakt e penguan atë – kjo vështirë që mund të përcaktohet. Por, ajo që sigurisht luajti rol kyç në suksesin e sufrazhetëve ishte përpjekja e tyre e bashkërenduar; i fokusuar qartë në një qëllim specifik dhe të prekshëm.

Pas viteve të tëra me të njëjtin truk të kryer pa pushim, sulmi i fundit i supës me kunguj ndaj Mona Lizës u ndje si i tepërt, nëse jo krejtësisht patetik. Është koha për të përdorur taktika vërtet efektive; grupet aktiviste tani duhet të gjejnë mënyrat e reja për të manipuluar vëmendjen e medias, në vend që t’i lënë mediat t’i paraqesin ato në një cep. Modelet alternative të suksesshme janë mu nën hundët e aktivistëve. Në vitin 2016, protestuesit kundër naftës i dhanë fund financimit 26-vjeçar të galerive Tate nga BP-ja [The British Petroleum Company] duke organizuar një gamë të gjerë të shfaqjeve, ngjarjeve dhe të zaptimeve shumë imagjinative dhe krijuese në Tate Modern dhe Tate Britain. Fushata e Nan Goldinit kundër kompanisë së madhe farmaceutike Sackler family është dëshmuar gjithashtu si tepër efektive, me shumë institucione që kanë ndërprerë lidhjet me ta dhe duke e hequr emrin e tyre nga muret e galerisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këto demonstrime kanë qenë të suksesshme, sepse janë të fokusuara dhe specifike; objektivat janë përshtatur qartë për institucionet që kishin në cak dhe me problemet etike me të cilat përballen. Këto protesta edukojnë, pa akuzuar apo ballafaquar vizitorët e muzeumeve. Presioni ushtrohet pikërisht aty ku dhemb dhe ku të gjithë dëgjojnë. Pavarësisht nga disa pretendime abuzive dhe vetëlavdëruese se protestat jo të dhunshme kanë “riaktivizuar” veprat pasive të artit, aktivistët mjedisorë kanë përdorur kryesisht muzetë si foltore dhe veprat e artit si megafonë. Nuk është rastësi që komentet e mediave sociale rregullisht ftojnë aktivistët të ndalojnë protestat në muzeume dhe të përshkallëzojnë shënjestrimin e selive të kompanive të naftës. Ndoshta ka ardhur koha që protestuesit të fillojnë të dëgjojnë vizitorët e muzeumeve në vend që të përsërisin të njëjtën taktikë të pafrytshme? 

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Edona James publikon fotografi e përqafuar me Hamëz Jasharin e ri
Next Article Drejtori sportiv i Interit konfirmon bisedimet për të nënshkruar me dy yjet në verë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?