By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Vance distancohet nga Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Vance distancohet nga Trump
Bota

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Vance distancohet nga Trump

admin
Last updated: 05/11/2026 11:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington 5 nëntor, argument.mk/ – Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar luftën me Iranin, të nisur nga administrata e tij, për humbjen e thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke u distancuar kështu nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Por të gjithë e dinë pse humbëm. Dhe çdo diskutim i sinqertë për hapat që duhet të ndërmarrim tani duhet të nisë pikërisht nga kjo”, shkroi dje Vance në rrjetin social X.

“Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë”, shtoi ai.

Ky qëndrim i drejtpërdrejtë i Vance erdhi pasi demokratët morën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, në zgjedhjet e së martës, të cilat u konsideruan si një vlerësim i politikave të Trump nga qytetarët amerikanë.

Lufta kundër Iranit, e nisur nga Trump së bashku me Izraelin në shkurt, ka qenë shumë jopopullore në mesin e amerikanëve, pasi ka shkaktuar rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa fundi i konfliktit nuk duket ende në horizont.

“Mendoj se kjo është kryesisht e vërtetë, sepse në një periudhë afatshkurtër lufta shkaktoi një rritje të lehtë të çmimit të benzinës”, tha Trump më vonë, pyetur për analizën e Vance.

Presidenti amerikan refuzoi të marrë përgjegjësinë për humbjet e mëdha të partisë së tij në zgjedhjet e së martës, duke thënë se rezultatet kishin të bënin me “çmimet, jo me luftën”.

Trump mbron vendimin për të nisur luftën me Iranin

Trump tha se, nëse do të përballej sërish me të njëjtën zgjedhje, do të vepronte në të njëjtën mënyrë, pasi Irani nuk duhet lejuar të sigurojë armë bërthamore. I pyetur nëse lufta ia kishte vlejtur, ai u përgjigj pozitivisht.

“Nëse doni të argumentoni se ia vlejti të humbisnit Senatin për gjashtë vjet, atëherë mund ta thoni këtë”, shkroi Vance, i cili fillimisht kundërshtoi luftën me Iranin.

Çdo senator amerikan zgjidhet për një mandat gjashtëvjeçar, ndërsa një e treta e vendeve në Senat rinovohen çdo dy vjet.

Si Vance, ashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konsiderohen ndër kandidatët kryesorë, për të marrë nominimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Trump minimizoi mundësinë që Vance të kandidojë për president.

“Ndoshta nuk do të kandidojë. Nuk e di se kush do të kandidojë”, tha ai para kamerave televizive, në kantierin e ndërtimit të sallës së re të ballove në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, të cilin ligji nuk e lejon të kandidojë për një mandat të tretë, nuk ka bërë ende të ditur se kë sheh si pasardhës të mundshëm në krye të republikanëve.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky diskuton me zyrtarët amerikanë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi
Next Article Trump: Nuk ka plane për të shkarkuar Hegseth pas humbjes në zgjedhje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?