By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pas Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Shqipëri

Pas Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:35
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 nëntor, Argument – Pavarësisht reshjeve të shiut dhe kushteve të këqija atmosferike, qytetarët kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestën kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Pasi u mblodhën fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar qëndresën në ditën e 179-të të saj.

As reshjet e shiut nuk i kanë penguar qytetarët të dalin në rrugët e Tiranës, duke ritheksuar kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.

Marshimi i kësaj mbrëmjeje zhvillohet vetëm tri ditë përpara protestës mbarëkombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë thirrjet për mobilizim sa më të gjerë të qytetarëve nga i gjithë vendi.

Pas afro gjashtë muajsh protestash të përditshme, të rinjtë, studentët dhe qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën.

Protestuesit e konsiderojnë 28 nëntorin një moment të rëndësishëm për zgjerimin e lëvizjes qytetare në shkallë kombëtare, ndërsa paralajmërojnë se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet edhe vëllai i Davor Macurës, pronari i Alta Bankës
Next Article Zelensky pret nga SHBA datën për takimin katërpalësh mbi Ukrainën, kërkon përfshirjen e Evropës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?