By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas përplasjes së fermerëve me policinë, kryeministri polak thotë se nuk ka bisedime me “huliganët”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pas përplasjes së fermerëve me policinë, kryeministri polak thotë se nuk ka bisedime me “huliganët”
Bota

Pas përplasjes së fermerëve me policinë, kryeministri polak thotë se nuk ka bisedime me “huliganët”

admin
Last updated: 07/03/2024 11:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, pas përleshjeve të mëdha në kryeqytetin Varshavë ka bërë të ditur se do të bisedojë me fermerët, por jo me ata që kryejnë dhunë, transmeton Anadolu.

“Ka pasur edhe persona që kanë kryer akte dhune ndaj shërbimeve të sigurisë për arsye politike. Një rrjedhë e pakëndshme dhe dramatike e ngjarjeve, por mjaft tipike. Unë nuk dua të flas me huliganët, do të flas vetëm me fermerët”, tha Tusk.

Dje, sipas policisë polake, protestuesit hodhën gurë ndaj policisë dhe kaluan barrierat rreth parlamentit, duke plagosur disa oficerë.

Fermerët, që kërkonin tërheqjen nga Marrëveshja e Gjelbër e Bashkimit Evropian (BE) dhe frenimi i importeve të grurit ukrainas, bllokuan autostradat për në Varshavë dhe mbështetësit u mblodhën para zyrës së kryeministrit para se të marshonin drejt parlamentit.

Fermerëve iu bashkuan minatorët, pylltarët dhe gjuetarët, ndërsa disa prej tyre shkelën një flamur të BE-së.

Policia tha se ka arrestuar dhjetëra persona. Ministri i Punëve të Brendshme, Marcin Kierwinski, njoftoi se ishte e nevojshme të izolohen “provokatorët dhe ngatërrestarët”.

Tusk ka deklaruar se kërkesat e fermerëve janë të justifikuara dhe se ai planifikon të propozojë ndryshime në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së. Ai po ashtu njoftoi se ka ftuar drejtuesit e fermerëve për një takim pasues këtë të shtunë, por ende nuk ka rënë dakord për negociata.

“Nuk dua të hyj në detaje, por jam shumë i shqetësuar për këtë. Unë dua të jap atë që është e mundur me Marrëveshjen e Gjelbër. Unë mendoj se të shtunën do të kem diçka serioze për t’u njoftuar fermerëve”, tha Tusk në një konferencë për media në Varshavë para se të nisej për një takim në Bukuresht të Rumanisë.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Norvegji, NATO nis manovrat ushtarake në veriun e largët
Next Article Putini në Festivalin Botëror të Rinisë: Serbia është aleati më i besueshëm i Rusisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?