Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 shkallësh të Rihterit ka goditur Myanmarin , cili u ndie dhe shkaktoi dëme edhe në vendin fqinj, Tajlandë.
Tashmë po raportohet edhe për viktima gjersa numri raportohet se mund të rritet pasi ka dëme të mëdha materiale, shkruan skynews.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, sipas ekipeve të emergjencës në vendngjarje. Një numër i panjohur njerëzish janë ende nën rrënoja.
Gjera të paktën tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së pjesshme të një xhamie në Mianmar, sipas dëshmitarëve, raporton agjencia e lajmeve reuters.
Një person nga qyteti Taungnoo në rajonin Bago tha se “ishim duke u lutur kur filloi dridhja… Tre persona vdiqën në vend”, raporton skynews.
Ndryshe, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 dhe ishte në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), duke e bërë atë një nga tërmetet më të forta të regjistruara kohët e fundit në rajon. Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë, përfshirë edhe Bangladesh dhe Kinë.