By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas vdekjes së Sahit Jasharit, mesazh ngushëllimi nga Jakup Krasniqi dhe bashkëluftëtarët në Hagë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pas vdekjes së Sahit Jasharit, mesazh ngushëllimi nga Jakup Krasniqi dhe bashkëluftëtarët në Hagë
Kosovë

Pas vdekjes së Sahit Jasharit, mesazh ngushëllimi nga Jakup Krasniqi dhe bashkëluftëtarët në Hagë

admin
Last updated: 12/06/2026 14:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Pas ndarjes nga jeta të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur një mesazh ngushëllimi të dërguar nga babai i tij dhe bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi ai ka treguar se gjatë telefonatës së mëngjesit me babanë e tij, mori porosinë për të përcjellë një telegram ngushëllimi për familjen Jashari dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan veprën e komandantit të ndjerë.

Në mesazhin e tyre, bashkëluftëtarët e Sahit Jasharit shprehen të pikëlluar për humbjen e tij, duke e cilësuar si luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë dhe heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, thuhet në telegram.

Më tej, në mesazh shprehen ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që ndanë rrugëtimin me të ndjerin.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarin Sahit Jasharin dhe e paharruar vepra e tij në shërbim të lirisë dhe atdheut”.

You Might Also Like

Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Zulfaj në Helsinki kërkon mbështetjen e Finlandës për avancimin e Kosovës në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski fton kompanitë turke: RMV ofron partneritet dhe mundësi të reja
Next Article Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?