By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “PD në agoni”, Dash Sula: Nuk i jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika në këtë mënyrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “PD në agoni”, Dash Sula: Nuk i jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika në këtë mënyrë
Shqipëri

“PD në agoni”, Dash Sula: Nuk i jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika në këtë mënyrë

admin
Last updated: 31/07/2025 18:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një analizë të thellë të situatës në PD, duke ngritur shqetësime për krizën e vazhdueshme dhe mungesën e një reflektimi serioz brenda forcës politike që dikur përfaqësonte.

I ftuar në studion e News24, Sula komentoi edhe përpjekjet e PD-së për të lobuar në Shtetet e Bashkuara për heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës. Sipas tij, një përgjigje nga DASH, qoftë edhe negative, do të ndihmonte për të mbyllur një herë e mirë kapitullin që ka ndarë PD-në dhe ka çuar në një luftë të brendshme.

“Letra e kompanisë lobuese e kontraktuar nga PD drejtuar DASH është një zhvillim i rëndësishëm. Një përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qoftë edhe negative, do t’i jepte fund debatit që ndau PD-në dhe krijoi luftën civile brenda saj. Mund të jetë një pikënisje e fortë për Berishën ose për PD-në,” tha Sula.

Ai theksoi se PD humbi mundësinë për një pajtim kombëtar që në prill 2022, kur një pjesë e demokratëve kërkuan reflektim, por partia zgjodhi të vijonte me mllefin dhe përjashtimet.

“Nuk ka një bashkim real në PD. Janë bashkuar 3-4 veta në grupin parlamentar, por poshtë nuk ka ndodhur asgjë. 250 mijë vota u larguan nga PD dhe shkuan te partitë e vogla. Kush do bëjë analizën e humbjes? Ata që s’kanë as votat e shtëpisë së tyre?”, shtoi ai.

Sipas Sulës, partia është në agoni dhe Berisha ka vetëm dy skenarë: ose të tërhiqet me dinjitet duke shpëtuar atë që vetë krijoi, ose të riformojë realisht PD-në.

“Skenari më i mirë do ishte që zoti Berisha të bëjë një gjë të mirë për atë që ka ndërtuar vetë: të shpëtojë PD-në sa pa vdekur. PD është në agoni. Duhet reformë e thellë në struktura, seksione, dhe largim i atyre që nuk kanë vota. Flamur Noka dhe Albana Vokshi nuk i duan më demokratët. Është turp që numri 2 i PD të ketë një formim kaq të dobët.”

Nëse kjo nuk ndodh, Sula sheh një tjetër rrugë të mundshme: “Skenari i dytë është një foltore e re, një grup rezistence brenda PD-së. Partitë e reja do zhbëhen, përveç Agron Shehajt që ka një shans të konsolidohet.”

Ai tha se do ndjekë me vëmendje zhvillimet në shtator: “Nëse figura si Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ervin Salianji apo të tjerë nisin një lëvizje të re, do ishte diçka pozitive. Nëse heshtin dhe mendojnë vetëm për karrigen, atëherë gjithçka ka marrë fund.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sula përfundoi se nuk do të largohet nga politika në mënyrë të pavullnetshme, duke theksuar se e sheh veten më të denjë se shumë prej atyre që janë aktualisht në skenë: “Nuk i jap kënaqësinë askujt të më nxjerrë nga politika kështu. Përveç Berishës, të tjerët i shoh më poshtë se vetja. Politika duhet të ketë moral.”

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit/ Hasani: Parimet mbeten themeli i paqes dhe sigurisë në Evropë
Next Article Blerjana Bino kundër draftit të ri penal: Ligji që mund të heshtë median!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?