By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend Ligji për Specialen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend Ligji për Specialen
Kosovë

PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend Ligji për Specialen

admin
Last updated: 29/09/2026 11:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që sa më shpejt ta procedojë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nisma ligjore tashmë i është dërguar Qeverisë për shqyrtim.

Kërkesa është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha se Qeveria nuk duhet ta zvarrisë procesin dhe se projektligji duhet të kthehet në Kuvend për shqyrtim dhe votim.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të nisë pa vonesë procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveria e Kosovës nuk duhet të guxojë ta zvarrisë këtë proces”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Ai kërkoi gjithashtu mbështetje institucionale dhe financiare për ekipet mbrojtëse dhe u bëri thirrje partive politike për, siç tha, maturi dhe përgjegjësi në këtë proces.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se ndryshimet e propozuara, sipas tij, nuk cenojnë detyrimet që Kosova ka marrë përmes amendamenteve kushtetuese dhe marrëveshjes së ratifikuar me Bashkimin Evropian.

Gruda argumentoi se projektligji synon të krijojë mundësi për trajtimin e çështjeve të caktuara juridike brenda sistemit të Kosovës. Ai kërkoi që Qeveria ta procedojë sa më shpejt nismën në Kuvend.

Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ishte dërguar për mendim në Qeveri më 25 shtator.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi mes qyteteve evropiane ku shtëpia bëhet projekt vështirë i arritshëm
Next Article Balla takim me Hofreiter: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen në rrugëtimin europian të Shqipërisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?