By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK kundër tjetërsimit të pronës publike, Musmurati me akuza të rënda ndaj kryetarit Rama
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PDK kundër tjetërsimit të pronës publike, Musmurati me akuza të rënda ndaj kryetarit Rama
Maqedoni

PDK kundër tjetërsimit të pronës publike, Musmurati me akuza të rënda ndaj kryetarit Rama

admin
Last updated: 30/05/2024 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati e cila vjen nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se në Badoc u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomoduar kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të.

“Në planin e propozuar për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shndërruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim.

PDK-ja në Prishtinë ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket Badocit – prona publike nuk mund të tjetërsohet me asnjë kusht. Faktikisht, ra Badoci dhe u ndamë”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

Ajo ka shtuar se rrjedhimisht, PDK-ja nuk ka votë për ketë plan të Kalabrisë, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve.

“Ne nuk e kemi anuluar planin e kaluar, që sot të miratojmë një tjetër plan që ka synim akomodimin e interesave të disa kompanive të ndërtimit. Kjo më së miri shpërfaqet aty ku sot është Stacioni i Autobusëve, ku mbi 15 hektarë tokë publike po parashihet të ipen për kompani të ndërtimit”, ka thënë Musmurati.

Drejtoresha e Arsimit tutje ka shtuar se përpjekja me Badocin dje, me Stacionin e Autobusëve sot, me Pishinën e Gërmisë dhe me kushedi se çfarë hapësire publike tjetër nesër, tregon qartë për çfarë qëndron Përparim Rama. Kjo sipas saj gjithashtu tregon edhe për çfarë PDK-ja do të jetë gjithmonë kundër.

“Ulpiana, Dardania e Bregu i Diellit janë lagje të Prishtinës që janë zhvillu para më shumë se 40 vjetësh. Vlera e këtyre lagjeve qëndron pikërisht mbi faktin se si janë planifikuar. E sot në vitin 2024 po tentojmë të krijojmë lagje që që janë më pak të jetueshme sepse tjetërsojnë pronën publike. Jo me votën tonë.

PDK-ja në Prishtinë gjithmonë do të mbështesë planet të cilat kanë në qendër interesin e qytetarëve, janë të jetueshme dhe mbrojnë pronën publike. Do të votojmë planin e Kalabrisë atëherë kur respekton banorët, rritë vlerën e tokës së tyre por edhe e krijon një ambient të jetueshëm për ta”, ka shkruar Musmurati.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Me marsh shënohet Dita botërore e personave me sklerozën multiple në Shkup
Next Article PLD: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë kriter për hyrje në BE, jo për pazare politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?