By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
Kosovë

PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve

admin
Last updated: 21/08/2026 11:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Asamblistja e PDK-së nga Komuna e Lipjanit, Yllëza Bedrolli, tha se institucionet nuk duhet të mbahen të bllokuara dhe kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të kthehet në Kuvend.

“Sot ne e përkrahim këtë protestë me faktin që nuk mujna me leju me u bllokuar institucionet, nuk mujna me leju që me u mbyll dyert e një institucioni publik siç është Kuvendi, andaj unë e ftoj deputetin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje që me ardhur dhe me i hap dyert të Kuvendit edhe prej sot me filluar me i formuar institucionet, mos me i bllokuar këto edhe kryesisht mos me shkelë Kushtetutën, sepse Kushtetuta duhet të jetë mbi çdo interes politik. Ne jetojmë për Republikë, demokraci në mbështetje të tyre”, tha ajo.

Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, tha se partia do të vazhdojë të kundërshtojë veprimet e Kurtit, duke paralajmëruar rritje të zemërimit qytetar nëse situata vazhdon.

“Na edhe sot jemi këtu për të shprehur fuqishëm kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të deputetit Albin Kurti, i cili me vetëdije të plotë është duke shkelur Kushtetutën, rendin juridik të vendit tonë, kryekëput për interesat e tij, për egon e tij dhe për qëllimet e tij tashmë personale, sepse është më se e qartë se gjithçka është e dirigjuar nga ai. Ne i bëjmë thirrje që sa më shpejt të ndryshojë këtë qëndrim, sepse në këtë formë, nëse vazhdohet edhe më tutje, zemërimi i qytetarëve do të rritet dhe për pasojat, përgjegjësitë do t’i bartë ai në ditët në vazhdim”, tha Demaku.

Ndërsa, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes qytetare dhe politike për, siç u shpreh, shkeljet kushtetuese që po ndodhin në vend.

“Jemi këtu bashkë për të ngritur vetëdijen qytetare dhe politike për vendin tonë se një ndër shkeljet më të mëdha zinxhirore historike ka ndodhur në udhëheqjen e një partie, e cila siç po shihet është strukur diku në zyret e veta dhe e cila vazhdon me qenë recidiviste në shkelje kushtetuese. Historia do të tregojë se një kabinet qeveritar i përbërë prej 21 anëtarëve e prej tyre 17 njerëz janë betuar si deputetë edhe 17 njerëzve nuk ju vjen marre me shku prej Kuvendit në ministri me ushtruar funksione të dyfishta kundërligjshëm. Për me ushtruar funksion të kundërligjshëm si zyrtar publik, kjo nuk përshkruhet ndryshe veçse me këtë kabinet të kësaj partie, të cilëve gradualisht po ju vjen fundi dhe gradualisht po e shohin qytetarët e Kosovës se shkeljet kushtetuese të vazhdueshme janë logjikë e punës së Vetëvendosjes”, tha ai.

You Might Also Like

Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave

“Liria ka Emër” thërret Marshin për Liri: Ftohen edhe liderët politikë

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia kroate konfirmon arrestimin e kosovarit të kërkuar me fletarrest nga Serbia
Next Article Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?