Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se nuk do të votojë për Listën Serbe, apo siç iu referua “Asnjëherë për Radoiçiqin dhe shpurën e tij”, raporton Ekonomia Online. Këtë deklarim ai e bëri teksa po hynte në objektin e Kuvendi të Kosovës, atje ku do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
“Po, kam për kolegun Nenad Rashiqin. Asnjëherë për Radoiçiqin dhe shpurën e tij”, tha Peci.