By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë – kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë – kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë
Maqedoni

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë – kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

admin
Last updated: 03/03/2025 12:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përgjegjësia e sistemit të drejtësisë dhe ndërhyrja në çështjet e pronës shtetërore kanë qenë sërish cak i kritikave, kësaj here nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Kritikat e tij ndaj sistemit të drejtësisë lidhen me një vendim të Gjykatës që ka pamundësuar përkohësisht rikthimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë.

Peci ka shkruar në Facebook se janë bërë një vit e gjysmë nga marrja e këtij vendimi.

“Mirëmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë. Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…”, ka shkruar Peci.

Ministri ka kërkuar nga gjykata që të tregoi se: “Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek personi fizik? Kur dihet se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj… Kush është gjyqtari apo gjyqtarët që morën një vendim të tillë për tjetërsimin e hapësirës prej 159 metra katror? Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek personi fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?”.

Peci ka pyetur tutje nëse janë intervistuar ish-ministrat e Bujqësisë.

“Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e Bujqësisë?”, ka shkruar Peci.

Ministri ka theksuar se do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar rastet kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetërorë dhe publik.

“Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh”, ka shkruar Peci.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa shpesh duhet t’i lani flokët gjatë javës?
Next Article Ngrirja e fondeve të USAID, Reuters me një shkrim për ndikimin në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?