By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare
Shqipëri

Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare

admin
Last updated: 28/11/2026 13:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë një mesazh urimi, duke kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe vendimin për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në mesazhin e tij, Kryetari Peleshi e cilëson Kongresin e Manastirit si një hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe të orientimit të tij perëndimor.

Nga 14 deri më 22 nëntor 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje dhe besime të ndryshme, u mblodhën rreth një ideali të përbashkët, njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Një përpjekje historike, frytin e së cilës shqiptarët e kanë sot në duar sa herë shkruajnë dhe lexojnë me 36 shkronjat e alfabetit të tyre.

Për këtë përvjetor, urimi i Kryetarit të Kuvendit shoqërohet edhe me pamje të krijuara përmes teknologjisë, të frymëzuara nga fotografia historike e Kongresit të Manastirit, duke sjellë në një formë të re kujtesën e këtij momenti të rëndësishëm të historisë kombëtare.

Mesazhi i Kryetarit të Kuvendit nënvizon gjithashtu rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen, pasurimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një vlerë themelore e identitetit kombëtar dhe e trashëgimisë sonë kulturore. Ruajtja dhe përcjellja e saj te brezat e ardhshëm mbetet një përgjegjësi e përbashkët, në të cilën institucionet kanë një rol të veçantë.

“Si sot, 118 vjet më parë, në Manastir u hodh një hap vendimtar që do t’i jepte identitetit perëndimor të kombit tonë shumëçka nga trajta që ka edhe sot. Shqiptarët vendosën atë ditë, të shkruanin me një alfabet të përbashkët, si të gjithë kombet e qytetëruar të botës moderne.

Nga 14 deri më 22 nëntori i vitit 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje e besime të ndryshme, u mblodhën rreth një ideali që i bashkonte. Frytin e punës së tyre e kemi sot në duar sa herë shkruajmë e lexojmë shqip me 36 shkronjat e alfabetit tonë.

Pamjet që shoqërojnë këtë urim janë një rikthim përmes teknologjisë, frymëzuar nga fotografia historike e Kongresit të Manastirit.

Gjuha është identiteti ynë. Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe t’ua përcjellim fëmijëve tanë me krenari”, shkruan Peleshi.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm me raketa dhe dronë në disa rajone të Ukrainës, 2 të vdekur dhe 60 të plagosur
Next Article Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin dhe rrethin e tij, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?