By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pellegrini thumbon Mourinhon: Ka një vit e gjysmë që nuk ndihesha kështu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pellegrini thumbon Mourinhon: Ka një vit e gjysmë që nuk ndihesha kështu
Sport

Pellegrini thumbon Mourinhon: Ka një vit e gjysmë që nuk ndihesha kështu

admin
Last updated: 18/03/2024 10:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lorenzo Pellegrinii sërish vendimtar për Romën e Daniele De Rossit, duke realizuar një gol për tre pikë.

Kapiteni i Giaillorosëve shënoi golin e vetëm në fitore minimale të Romës 1-0 përballë Sassuolos të dielën mbrëma në Olimpico.

Me këto tre pikë, Roma mbetet fuqishëm në garë për një vend në top katërshe, pasi tani ndodhet vetëm tre pikë mbrapa Bolognës dhe tetë më pak se Juventusi i vendit të tretë.

Që nga ardhja e De Rossit në krye të skuadrës, Pellegrini ka shkëlqyer me gjashtë gola e katër asistime.

Ai ka thumbuar Jose Mourinhon, pasi trajneri portugez e kishte akuzuar atë për bojkot duke thënë se tani me De Rossin ndihet më i lirë në fushë.

“Mendoj se jam përmirësuar, tani ndjehem në qendër të lojës. Kam nevojë që në mesfushë të jem i lirë për të bërë atë që di të bëj më mirë. Kjo është e vërteta, dhe kjo është ajo që më ka munguar prej një viti e gjysmë”.

“Jam i lumtur që tashmë situata ka ndryshuar për mirë për mua, për shokët e skuadrës dhe për Romën. Duhej të fitonim me patjetër ndaj Sassuolos, këto tre pikë janë shumë të rëndësishme, ashtu siç ishte e rëndësishme edhe të mos humbisnim ndaj Fiorentinës”.

“Sa i përket De Rossit, ka shumë respekt mes nesh. De Rossi ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua. Isha me fat ta kisha si shok skuadre dhe tani si trajner. Kemi një raport shumë të mirë, plot me pozitivitet”, u shpreh Pellegrini.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samsung po tenton të kursejë para duke përdorur çipat e tij Exynos
Next Article Kovaçevski: Në katër vitet e ardhshme LSDM do ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?