By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pentagoni: Ushtria amerikane angazhohet në sulme “vetëmbrojtëse” në Siri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pentagoni: Ushtria amerikane angazhohet në sulme “vetëmbrojtëse” në Siri
Bota

Pentagoni: Ushtria amerikane angazhohet në sulme “vetëmbrojtëse” në Siri

admin
Last updated: 04/12/2024 08:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pentagoni tha se ushtria amerikane kreu një sulm për “vetëmbrojtje” në Sirinë lindore të martën, duke shkatërruar disa sisteme armësh.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder, u tha gazetarëve se ushtria goditi tre raketa-hedhës të shumëfishtë të montuar në një kamion, një tank T-64 dhe mortaja që paraqisnin “kërcënim për forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të koalicionit” në afërsi të një baze ushtarake në Eufrat.

“Sulmi vetëmbrojtës pasoi lëshimin e një numri të madh raketash në afërsi të bazës ushtarake në Eufrat dhe një numër mortajash u hodhën drejt forcave amerikane”, tha ai, duke shtuar se sulmi “nuk ishte i lidhur me ndonjë aktivitet më të gjerë në Sirinë veriperëndimore nga grupe të tjera.”

Zëdhënësi Ryder tha se Shtetet e Bashkuara “ende po përpiqeshin të mësonin” se kush po operonte armët që u goditën të martën. Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për praninë në këtë zonë të forcave ushtarake siriane dhe grupeve të mbështetura nga Irani, të cilat më parë kanë kryer sulme ndaj bazës ushtarake në Eufrat, sipas zotit Ryder, por nuk mund të konfirmonin se kush ishte përgjegjës për sulmin e së martës.

Forcat amerikane janë diskoluar në Siri për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane që të parandalojnë rikthimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik, shkruan A2 CNN.

Javën e kaluar, forcat e Komandës Qendrore të Shtetevet të Bashkuara përdorën aeroplanë luftarakë A-10 për të goditur një objektiv që kërcënonte forcat amerikane dhe të koalicionit afër bazës në Eufrat.

David Adesnik, nënpresident i Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shqyrtojnë tërheqjen e trupave nga Siria në përgjigje të shtimit të luftimeve në të gjithë vendin, veçanërisht nëse duan të vazhdojnë trysninë ndaj Shtetit Islamik.

Ai tha se grupi terrorist tashmë ka qenë “në thelb më efektiv” në zonat nën kontrollin e presidentit sirian Bashar Assad.\ Zëri i Amerikës

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Falsifikimi i të dhënave të biznesit, avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes
Next Article Sëmundje misterioze në Kongo, vdesin 143 persona. Autoritetet nisin hetimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?