By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për ankesat e dorëzuara rreth prishjes së stadiumit Kasami mësoi nga opinioni, konsideron se nuk ka diskriminim dhe shkelje të ligjit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për ankesat e dorëzuara rreth prishjes së stadiumit Kasami mësoi nga opinioni, konsideron se nuk ka diskriminim dhe shkelje të ligjit
MaqedoniTOP LAJM

Për ankesat e dorëzuara rreth prishjes së stadiumit Kasami mësoi nga opinioni, konsideron se nuk ka diskriminim dhe shkelje të ligjit

admin
Last updated: 20/05/2024 14:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 20 maj – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë se nga mediat mësoi për ankesat e dorëzuara nga qytetarët rreth stadiumit, por në Komunën e Tetovës nuk kanë arritur dokumente nga institucionet.

Lidhur me ankesën e bërë për diskriminim ndaj maqedonasve kur ishte i organizuar një manifestim për paralajmërimin e punimeve ndërtimore, Kasami në një përgjigje më të gjatë tha se organizimi ishte monoetnik dhe se nuk është bërë diskriminim.

Në pyetjen a sheh se Komuna ka bërë diskriminim ndaj maqedonasve, u përgjigj me “Jo, në asnjë rast”.

“Ajo ishte një ngjarje publike. Nëse do të kishte interes edhe nga maqedonasit për të marrë pjesë edhe në pjesën e organizimit edhe në pjesën e pjesëmarrjes, sigurisht se edhe kërkesat e tyre do të respektoheshin. Në çdo ngjarje publike nuk diskriminoj në asnjë moment, i respektoj të gjithë qytetarët. Edhe në manifestimin e sotëm ku ka nxënës maqedonas, komunikojmë dhe i respektojmë edhe nevojat dhe kërkesat e tyre. Aty ishte thjesht organizimi nga publiku dhe grupe të tifozëve të Shkendijës dhe në përputhje me këtë ishte i gjithë skenari. Ndryshe, nëse do të kishte një kërkes të tillë në fazat e ardhshme, sigurisht do të ketë edhe procedura për ndërtim”, tha Kasami.

Në vërejtjen e një gazetari se kjo nuk duhet të jetë me kërkesë të qytetarëve, por komuna duhet ta bëjë automatikisht për të gjithë, Kasami tha se organizimi bëhet sipas publikut.

Ai konsideron se nuk ka bërë shkelje të ligjit për tenderët.

“Komuna nuk ka një informacion të tillë. Ne e dëgjuam nga opinioni. Do të duhet të drejtohemi në Qeveri nëse nevojitet dhe çfare procedure nevojitet, nëse nevojitet diçka e veçantë. Sipas sektorit tonë juridik, ne i kemi respektuar të gjitha procedurat e tenderit dhe procedurat publike për ndërtimin e atij stadiumi. Nëse nevojitet diçka shtesë ose nëse nevojitet dicka e veçantë, ne jemi të përgatitur për këtë deri në fund”, tha Kasami.

Më 12 prill Komuna e Tetovës organizoi një aktivitet me qëllim të prezantimit të pamjes së re të këtij objekti, pasi paraprakisht ishte shpallur tender për përzgjedhjen e kompanisë me të cilën do të bëhet rikonstruksioni i plotë ose ndërtimi i një objekti të ri. Përveç video-prezantimit të pamjes së re të stadiuimit, kishte edhe një ndeshje futbolli spektakolare dhe performancë të muzikantëve. Vetë kryetari i komunës ka kryer një shembje simbolike të një pjesë të tribunave.

Gjatë muajit prill, Darian Sotirovski, banor i Tetovës dhe drejtor i Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive fetare dhe grupeve fetare, ka iniciuar procedurë për diskriminim. Në muajin maj, ai kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që ta mbrojë pronën shtetërore Stadiumi i qytetit të Tetovës nga Komuna e Tetovës, e cila si shfrytëzues i përhershëm nuk ka pronësi dhe nuk i lejohet të ndryshojë apo disponojë objektin që përdor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mariçiq – Bomgartner: Vazhdon mbështetja nga Franca për integrimin evropian të shtetit
Next Article Zejdi: Fronti Europian as që e ka ndërmend të mbetet në opozitë! Bisedat e VLEN-it me VMRO-në, punë e vogël

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?