By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për shkak tensioneve ndëretnike, ndeshjet e futbollit do të luhen pa publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Për shkak tensioneve ndëretnike, ndeshjet e futbollit do të luhen pa publik
Sport

Për shkak tensioneve ndëretnike, ndeshjet e futbollit do të luhen pa publik

admin
Last updated: 02/12/2024 20:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që dy ndeshjet e fundit të pjesës së parë të sezonit 2024/25 të luhen pa publik, për shkak trazirave ndëretnike që janë shfaqur ditëve të fundit në vend.

“Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut”, sqaroi Federata.

Federata ka njoftuar gjithë ekipet e Ligës së Parë në lidhje me vendimin e fundit.

“Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit”, sqaroi Federata.

Ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që ishin planifikuar të luhen më 1 dhjetor, janë shtyrë për 3 dhjetor.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut këtë janë arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi më 30 nëntor në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mos lejojnë që incidente të tilla ta çojnë vendin në drejtim të gabuar.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arben Fetai: UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar
Next Article Mucunski nga Parlamenti Europian: Bëmë gjithçka, Bullgaria dhe BE-ja të veprojnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?